Meksi: Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës ishin vjedhur shumë kohë më parë nga Veliaj

18:35, 30/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në Syri TV me moderatoren Sonila Meço për të komentuar zgjedhjet në bashkinë e Tiranës ishte juristi, Redon Meksi.

Meksi është shprehur se rezultati i zgjedhjeve në Tiranë ishte i fiksuar shumë kohë më para pasi  listat dhe votuesit janë transferuar sipas interesit të Veliajt.

"Jam me parimet se duet ti bësh të gjitha veprimet sidomos këto që janë strukturore dmth pjesën e kalimit të individëve nga një zonë ë tjetrën ndryshimi  i zonave. Kodi zgjodhi e ka të ndalur transferimin e adresave në një kohë të caktuar përpara zgjedhjeve.

Nëse këto janë bërë më para se 6 muaj ata e kanë trukuar rezultatin shumë kohë më para dhe nuk ka ligj që i kap këto. Ka një diferencë të madhe mes PD dhe PS, PD nuk ka vepruar si një strukturë e vetme ndërsa PS ka përdorur të  gjitha metodat e mundshme duke blerë e bërë shumë makinacione.

Opozita duhet që të kishin kërkuar një kod të ndryshuar dhe të rregullonin kushtet e garës ndërsa në këtë mënyrë çdo gjë i ka marrë fund dhe ata e kanë fiksuar rezultatin."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco