Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

KAFE SHQETO/ Flet studjuesja e emigracionit: ‘Diktaturën’ shqiptare e zgjidh vetëm Diaspora

12:03, 30/05/2023
A+ Aa A-

Studiuesja e emigracionit Arjeta Veshi, e ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, u shpreh ndër të tjera se ‘Diktaturën’ shqiptare e zgjidh vetëm Diaspora dhe se vota e tyre do jetë deçizive.

Vota e Diasporës do të jetë deçizive, sepse po rritet nurmi i votuesve dhe ndoshta ato do jenë ajo kthesa që do përmbysi kasën politike, mund të them kasën e kalbur politike. Pse jo të mos bëhet votimi siç bëhet në vende të tjera, një votim elektronik ose pranë qendrave konsullore, pothujse në gjithë vendet e botës Konsullatat Shqiptare funskionojnë dhe pse jo të votojnë shqiptarët dhe jo vetëm të zgjedhin, por dhe të zgjidhen. Dhe atëherë ne do shikojmë ndryshimin politik në Shqipëri.

Projektimi deri në 2070-tën tregonte se Shqipëria do ishte një vend me 900 mijë vendas. Do më pëlqente të kishim një emigracion kthimi, por që të bësh një emigracion kthimi duhet të bësh politika kthimi dhe integrimi këtu. Dhe kjo është ajo që mungon, sepse politikat e integrimit shikohen shumë pak ose fare në këtë vend. Njerëzit hasin në vështirësi të mëdha, shumë njerëz vijnë nga emigracioni me plagë të thella, duke ngelur pa pension dhe atje dhe këtu, emigrant atje, emigrant këtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco