Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

VIDEO-SYRI TV/ Kreu atentat ndaj Berishës, siç edhe u paralajmërua, atentatorin e bëjnë të 'çmendur'

17:12, 28/05/2023
A+ Aa A-

Siç edhe pritej ekspertiza ligjore e përcakton Gert Shehun, autorin e atentatit ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, me probleme të shëndetit mendor. Një pretendim i tillë vjen në një kohë kur 31-vjeçari në momentin e sulmit, sapo kishte rinovuar patentën, dhe madje rezultonte edhe kredimarrës në një bankë, shërbime te cilat nuk u jepen personave me probleme mendore. Sali Berisha e ka konsideruar atentatin si të porositur Edi Rama dhe Gerti Shehun si bashkëpunëtor të Ardi Veliut.

Nga SYRI TV

Ashtu siç edhe pritej, ekspertiza mjeko-ligjore pretendon se Gerti Shehu, 31-vjeçari që kreu atentat në tubimin e 6 dhjetorit të vitit të kaluar ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, është i sëmurë mendor.

Mjekësia Ligjore pretendon se i riu nuk ka qenë i aftë mendërisht në momentin e kryerjes së veprimit. Pas kësaj, çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës nëse do të vendosë për mbajtjen e tij në qeli apo jo. Menjëherë pas atentatit të 6 dhjetorit, Partia Demokratike dhe lideri i saj Berisha e konsideruan ngjarjen si sulm të porositur nga kryeministri Edi Rama dhe i vënë në zbatim nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtuesi i Agjencisë se Mbikëqyrjes Policore Ardi Veliu. Ndërkohë u publikuan edhe një sërë dokumentesh që deshmonin se Gerti Shehu ishte i aftë mendërisht.

Gert Shehu rezultonte një person i njohur për Policinë dhe Drejtësinë Shqiptare, pasi edhe në muajt e fundit ka qenë protagonist i disa ngjarjeve kriminale, por gjithmonë ua hidhte paq dhe pa përgjegjësi ligjore. Në muajin Gusht të vitit të kaluar, Gert Shehu është arrestuar për plagosje të një personi, por pak pas arrestimit ai është liruar nga qelia dhe fati i hetimeve apo provave ndaj tij mbeten mister.

Sipas të dhënave, në verën e vitit të kaluar Shehu plagosi një tjetër person në lagjen ku banonte, e akuza që rëndonte ndaj tij parashikonte një dënim nga 3 deri në 10 vite burg. Por Shehu, jo vetëm që nuk kaloi asnjë ditë në qeli, por mësohet se Policia nuk e referoi në Prokurori për hetime, duke e mbyllur dosjen.

Në 2015 ai procedohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, dhe vetëm një vit më pas, i pushohet procedimi. Rrallë herë Gert Shehu rezulton të jetë referuar në Prokurori, ç’ka ngre dyshimet se ai është kontingjent dhe informatori i Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, para dhe pas këtij episodi, Gert Shehu ka pasur një jetesë normale, e sipas dokumenteve të institucioneve shtetërore e private, ai njihej  si person i rregullt. Në muajin shkurt të vitit te kaluar, 31 vjeçari pajiset me leje drejtimi të mjetit.

Procedura për pajisje me patentë parashikon që aplikuesi duhet të marrë vërtetimet e nevojshme nga mjeku i familjes dhe poliklinika, dhe nëse gjendja do të ishte ajo e paraqitur nga mjeku në kartelën e publikuar, mjeku i familjes kurrë nuk do të firmoste formularin për pajisjen e tij me leje drejtimi. E madje, në këtë periudhë, Gert Shehu aplikon dhe merr një kredi në një bankë të nivelit të dytë, procedura të cilat kurrsesi nuk mund të kryhen nga një person me ç’rregullime të shëndetit mendor.

Ndërkohë edhe lëvizjet e tij ditën e protestës, dëshmuar këto nga kamerat e sigurisë, nuk të japin përshtypjen e një personi me ç’rregullime që shfaq akte provokimi apo dhune. Ai shihet në këto pamje, që lëviz i qetë nga Xhamia ku ndodhej paraprakisht drejt selisë së Partisë Demokratike për të realizuar më pas aktin e planifikuar. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco