Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

‘Fatorinoja me qindarka i kthyer në oligark’/ Maliqi-Salillarit: Nëse je trim, dil e përballu

‘Fatorinoja me qindarka i kthyer në oligark’/ Maliqi-Salillarit: Nëse je trim, dil e përballu

18:46, 27/05/2023
A+ Aa A-

Nga Lefter Maliqi

Fatorinoja me qindarka i kthyer në ‘Oligark’ me taksat e qytetarëve Pëllumb Hajdari, pengmarrësi i Kreshnik Salillarit, më paska paditur për shpifje në Gjykatë!

Nëse je trim faturino, hajde përballu në prani të mediave, aty të pres, aty ku të kam akuzuar, që të provoj sa hajdut je dhe çfarë i ke bërë pronave të dy Bashkive Kuçovë dhe Dimal! Sa tendera korruptivë dhe sa pazare të pista ke bërë!

Hajde bashkë me firmën kontraktore, merre dhe pengun Kreshnik Salillari, mos kërko pajtim në gjykata! Nëse je frikacak, urdhëro edhe Çuçin, merr edhe 50 policë me vete se mua vetëm më gjen, por përballë popullit të grabitur nga ty dhe krah dhjetëra dëshmitarëve që i ke dhunuar, goditur grabitur dhe disa me të cilët ke bërë pazare!

Merre dhe videon e dy takimeve të miat në zyrën tënde dhe tregoju të gjithëve se çkemi folur dhe çkemi debatuar! Por ti s’qënke burrë, asgjë nuk bën nga keto?? Mund të blesh prona, policë, gjyqtarë, qeveritarë, deputetë dhe kryetarë Bashkish, por opinionin publik dhe forcën e fjalës së lirë ti nuk e blen dot! Përballjen publike ti as e kupton e as përballon dot!

E ngaqë nuk mundesh kështu përdor ndonjë ligj kontradiktor për të frenuar fjalën e lirë! Për të hedhur hi syve dhe hequr vëmendjen nga masakrat që po shkakton në ambjent e në popull! Por me mua kujdes Z. Fatorino, se as të llogaris as ty, as miliardat e tua!

Do t’i hapim letrat tavolinave të gjykatave? Ti e di! Për mua je thjesht një mosmirënjohës, i vogël në shpirt dhe plot ligësi! Gëzoju miliardave se dhe ca vite të kanë mbetur dhe ti me të shumtit dhe atje do të takoj unë pas 20-30 vitesh dhe do jemi perballë në gjyq përsëri, por tjetër lloj gjyqi ai , aty do jemi përballë të barabartë të dy të varfër!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco