Diaspora, Milaim Nela: Votim dhe numërim aty ku shqiptarët jetojnë

19:21, 26/05/2023
A+ Aa A-

Analisti dhe përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe, Milaim Nela shprehet se shqiptarët që jetojnë jashtë me të drejtë vote e llogaritur në 1.4 mln votues, e kanë të pamundur të vijnë dhe të votojnë në Shqipëri. 

Në lidhje me Skype për Syri Digjital me moderatorin Bled Marku, në Syri TV, Nela shprehet se e vetmja mënyrë që do të funksiononte dhe garantonte votën do të ishte votimi dhe numërimi aty ku shqiptarët jetojnë. 

"A është e mundur që 1.4 mln votues jashtë të kthehen të gjithë në Shqipëri brenda 10 ditëve? Është e pamundur. Nuk mjaftojnë me qindra avionë, autobusë, do të jetë një numër shumë i kufizuar që të kthehet. Përveçse garantimit të votimit në vendet ku jetojmë ne, nuk kemi asnjë mundësi tjetër që të jemi faktorë. Vite përpara kam qenë partizan i votimit elektronik, por duhen garanci nga ekspertët e IT që të garantohet fshehtësia dhe mosmanipulim. E pamë çfarë ndodhi në Elbasan, Kamëz dhe Vorë, manipulim katastrofik. Unë personalisht jam i sigurt, nuk e di për Vorën, por Kamza dhe Elbasani kanë qenë në favor të opozitës në një votim të lirë. Manipulimi elektronik është bërë krejt hapur. Kemi parë dëshmi se çfarë parregullsish janë vërtejtur. Votimi me postë është i papranueshëm sepse është lehtësisht i manipulueshëm. Edhe në Kosovë ka patur probleme dhe tjetërsim të votave. E vetmja mënyrë sipas meje, nëse Kushtetuta do e lejon dhe do të bëheshin ndryshimet e duhura që me vullnetin e lirë të kësaj qeverie nuk do të bëhet kurrë, është që ne të votojmë këtu ku jemi, t'i numërojmë vetë votat me përfaqësuesit tanë dhe më pas dërgimi në Shqipëri të kutive të votimit. Votimin dhe numërimin ta bëjmë këtu", tha ai.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco