Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ Zbardhet dosja e mashtrueses, Milena Deraj rrëfen takimet me Ferracakët e Tom Doshin...

17:04, 26/05/2023
A+ Aa A-

Zbardhet dosja e Milena Deraj, që i zhvati nëpërmjet mashtrimit 340 mijë euro fisit Ferracaku në Shkodër. Në dosje, përmenden 4 banda, emri i ish-deputetit Tom Doshi, ish-prokurorë dhe personazheve të tjerë, që kanë pasur dijeni apo janë kontaktuar nga palët. Për të realizuar mashtrimet dhe ndërhyrjen për të hequr dënimet me burgim përjetë, Deraj përdorte edhe bashkëshortin, që punonte në kryeministri.

Nga SYRI TV

SYRI TELEVIZION ka siguruar dosjen hetimore në ngarkim të Milena Derajt, një person me precedent të mëparshëm për mashtrim.

Në dëshmitë e personave të pyetur për ngjarjen, përmendet emri i kryetarit të socialdemokratëve Tom Doshit, ish-prokurorë, shuma parash apo deklarime që nuk përputhen. Fillimisht Milena thotë se pasi u ofrua për të zgjidhur problemin e familjes Ferracaku, që u përfshinë në masakrën e Velipojës disa vite më parë, ka kontaktuar një avokat, për ta konsultuar nëse e merrte përsipër dosjen.

Ajo thotë se avokati kërkoi 340 mijë euro, kërkesë për të cilën vë në dijeni Ferracakët, të cilët kishin pranuar. Por një muaj më vonë, avokati sipas Milenës i ka thënë se e ka studiuar dosjen dhe që kjo çështje është e pa mundur që të mos dënohen, por e vetmja gjë që do të bënte punë për ta, ishte shmangia e dënimit të përjetshëm, përmes gjykimit të zakonshëm.

Por 3 muaj më parë, avokati e kishte telefonuar duke i komunikuar se heq dorë nga dosja, kohë nga e cila nga Abedin Ferracaku, në kohë e shuma të ndryshme, Milena e kishte marrë të gjithë shumën në fjalë prej 340 mijë eurove.

‘Nuk i tregova fare Arjanit për shumën e eurove që më kishin dhënë për avokatin. Pas dy ditësh më telefonon Abedini. I thashë se po nuk vjati puna siç kemi folur, do ti ktheja lekët, por ai nuk pranoi. Donte t'i kryhej puna’, është shprehur Deraj gjatë deklarimeve të saj.

Më tej ajo shton se pas këtij momenti, është marrë peng nga Tiranë në shkodër, në lagjen Kiras, ku pretendon se me pistoletë në kokë, i kishin bërë video ku dughej të shprehej se e njihtë borxhin, me 200 mijë euro më shumë se shuma e dhënë për shkak se nuk e kishte mbajtur fjalën. Pas kësaj ka tentuar të kontaktojë avokatin por nuk ka qenë e mundur. Por çbëri me paratë.

‘Nga shuma prej 340 mijë euro, u kam kthyer vetëm 140 mijë, pasi pjesën tjetër prej 200 mijë eurosh i kam investuar në fshatin Salari të Tepelenës duke ndërtuar një shtëpi guri, pasi Ferracakët nuk pranonin kthimin e shumës prej 340 mijë euro por donin 540 mijë’, ka deklaruar Mirela Deraj.

Por çndodhi në prag të zgjedhjueve të 14 majit sipas Milena Derjat, teksa më 23 maj e priste në Shkodër Abedin Ferracaku për t'i dorëzuar paratë.

‘Më datë 9 maj më ka telefonuar Tom Doshi për të më pyetur rreth kësaj historie që kishte ndodhur mes vëllezërve Ferracaku dhe meje. Në moment kam shkuar dhe jam takuar me Tomën tek rruga e Ambasadave në zyrën e tij. Ai më ka pyetur nëse ia njeh borxhin apo jo. Iu përgjigja se do ia ktheja paratë’, vazhdon dëshmia e Derajt.

Kreu i socialdemokratëve përmendet edhe në dëshminë e motrës së Abedin Ferracakut, Afërditës, e cila shprehet;

‘Jemi interesuar tek të njohurit për të ditur se çfarë përfaqësonte Milena Deraj në publik. Kemi dëgjuar se ishte duke investuar për të ndërtuar një pallat me Tom Doshin. Duke qenë se kemi marrëdhënie familjare me këtë të fundit, kemi shjkuar dhe e kemi takuar në zyrën e tij. Në këtë takim Tom Doshi i tha Abedinit se këtë shtetase e njeh si emër por që është mashtruese dhe nuk po investojnë sëbashku në asnjë pronë, por edhe të mos merren më me të’, është shprehur dëshmitarja, Afërdita Ferracaku.

Më tej Afërdita rrëfen se pas disa ditësh i kanë vajtur në zyrë Abedini dhe Milena, Tom Doshit por nuk e gjetën aty.

‘Kur vajtën pranë zyrave nuk e gjetën aty, por nëpërmjet telefonatës që ka bërë me Abedinin e ka rikonfirmuar që Milena po i mashtronte dhe se nuk kishte asnjë lidhje me të, ndryshe nga sa deklaronte Milena se ajo vetë po ndërtonte një pallat me Tom Doshin’, ka treguar Afërdita Ferracaku.

Afërdita deklaron po ashtu se Milena nuk është kërcënuar dhunuar apo marrë peng në asnjë rast nga Abedini, dhe se është ky i fundit sipas saj që është mashtruar nga Deraj.

Elira Shyti, e cila është edhe palë e dëmtuar dhe që ka kallëzuar edhe ajo Milena Derajn, thotë se kjo e fundit e përdorte funksionin e të shoqit që punonte në kryeministri, për t’i bindur viktimat e mashtruesit për ndikimin që kishte. Elira thotë se në kohë të ndryshme i ka dhënë shoqes saj mbi 225 mijë euro për ti investuar në bono thesari, para që si mori dot kurrë. Në kërkim të parave ajo sheh si opsion bashkëshortin e të arrestuarës për mashtrim, Genci Derajn.

‘Gjatë kontakteve për problemin e saj me Milenën, ka njohur edhe bashkëshortin e saj i cili quhet Genci Deraj. Genci në të gjitha kontaktet që ajo ka pasur i ka thënë të ketë besim pasi do t’i merrte lekët e saj dhe madje edhe fitimin që i kishte premtuar edhe Milena. Pasi kaloi shumë kohë dhe Milena vazhdonte i shtynte afatet se do i kthente lekët, pas shumë insistimeve të saj, ka arritur të bindë Milenën qe t’i njihte detyrimin që i kishte, para një noteri në mënyrë që të kishte një dokument zyrtar për gjithë paratë që ajo i kishte marrë’, ka thënë në dëshminë e saj, Elira Shyti, shoqe e Mirela Derajt dhe tani denoncuese e saj.

Hasan Ferracaku është një nga të arrestuarit për masakrën e Velipojës, ndërsa vetë Abedini, është në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco