'Prindi 1 dhe prindi 2'/ Pastori Akil Pano fiton gjyqin ndaj Komisionerit të Diskriminimit

'Prindi 1 dhe prindi 2'/ Pastori Akil Pano fiton gjyqin ndaj Komisionerit të Diskriminimit

13:44, 26/05/2023
A+ Aa A-

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar këtë te premten vendimin e Komisionerit Kundër Diskriminimit dhe shpall të pafajshëm pastor Akil Panon, duke ruajtur në këtë mënyrë lirinë e shprehjes dhe të besimit dhe duke ruajtur familjen, mami dhe babi përkundrejt prindi 1 dhe prindi 2. 

"Pranimi i kërkesë padisë së paditësit Akil Pano dhe shfuqëzimin e aktit administrativ datë 15.11.2021 të komisionerit kundër diskriminimit", u shpreh gjyqtarja në vendimin e dhënë në një gjyq maratonë që zgjati 2 vjet.

Pas këtij vendimi, pastor Akil Pano jashtë godinës së gjykatës u shpreh se me këtë vendim fitoi Shqipëria, familja dhe fëmijet. 

"Një gjyq që zgjati 2 vjet, në mbrojtje të babit dhe mamit kundrejt prind 1 dhe prindit 2. Beteja për të ruajtur dinjitetin e njeriut, dinjitetin e familjes dhe martesës, kujdesin dhe ruajtjes ndaj fëmijëve. Fëmijët kanë nevojë të rriten nga një nënë dhe një baba. Beteja për të ruajtur lirinë e besimit. Sot ishte seanca e fundit e gjyqit, vendimi u morë, shqiptarët fituan. Babi dhe mami vijon të jetë babi dhe mami, nuk ka prind 1 dhe prind 2. Liria e fjalës dhe liria e shprehjes janë artikujt kryesorë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe vijojmë ta ruajmë dhe ta mbrojmë. Ne kemi fituar, jam shpallur i pafajshëm pas 2 vitesh gjykim. Mirënjohës për gjithësecilin prej jush. Vijojmë të ruajmë vlerat tona të besimit, traditën tonë. Kemi marrë një gur kilometrik fitoreje, në betejën e madhe në mbrojtje të vlerave. Është një fitore jo vetëm për cdo baba e për cdo nënë në Shqipëri. Është një precedent për kulturën europiane që duhet të shoh nga Shqipëria. Një lajm i mirë për konservatorizmin përballë liberalizmit. Lajm i mirë për cdo individ që të ruaj atë qe ka të cmuar. Fitorja është e baballarëve dhe nënave shqiptare", është shprehur pastor Akil Pano pas daljes nga seanca.

Pastor Akil Pano dërgoi në gjykatën Administrative të Tiranës vendimin e  Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili thoshte se pastori ka përdorur gjuhë diskriminuese ndaj komunitetit LGBTI+. Kështu pas dy vitesh gjykata rrëzoi komisionerin dhe i dha të drejtë pastor Akil Panos duke lejuar lirinë e shprehjes dhe të besimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco