Avoketërit e regjimeve

Avoketërit e regjimeve

13:32, 26/05/2023
A+ Aa A-

Në sociologji thuhet se sa më thellë zhytet një vend nga regjimi, aq më shumë rritet edhe tendenca për të fajësuar viktimat.

Kështu po ndodh edhe pas masakrës elektorale të 14 Majit, kur të gjitha altoparlantët e regjimit janë fokusuar pikërisht te ‘masakrimi’ i viktimave të këtij procesi elektoral skandaloz.

Në krye të të gjitha përpjekjeve mediatike, qëndrojnë të paktën katër avoketër jo vetëm të këtij regjimi, por të regjimeve në përgjithësi.

I pari është Artur Zheji. Për ata që e kanë kujtesën e shkurtër, ndoshta nuk e dinë se më shumë njihej si një servil i ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano. Ky i fundit e katapultoi në krye të Televizionit Publik Shqiptar dhe aty nisi masakra e vërtetë. Zheji gjeti aty parajsën për të zhvatur aq sa deshi. Vjedhjet dhe shpërdorimet e tij financiare si dhe shkatërrimi i strukturave organizative e programore e ngritën në këmbë sindikatën e RTSH. Madje, KLSH gjeti aq shumë shkelje e abuzime, saqë kërkoi ndjekje penale për Artur Zhejin, i cili, falë mbështetjes së ustait të tij Fatos Nano, arriti t’i shmanget përballjes me ligjin.

Idajet Beqiri nuk është se ka shumë nevojë për prezantim. Mund të kuptohet lehtë se përse të gjithë ata që janë akuzuar apo dënuar për krime dhe mashtrime, kthehen në analistë televizivë në mbrojtje të Edi Ramës dhe regjimit të tij.

Lista e dënimeve dhe akuzave ndaj tij është kaq e gjatë sa nuk do mjaftonte kurrë një shkrim. Madje dokumentet e publikuara nga opozita tregojnë se Beqiri ishte i dënuar për falsifikim që në kohën e komunizmit. Më pas rezulton i dënuar në Belgjikë për tre pseudonimet që mbart. Ndërsa në fillim të këtij mijëvjeçari, Idajet Beqiri do të akuzohej për mashtrim dhe vjedhje. Në atë kohë ai mori 70 milionë lekë nga një zyrtar policie me pretendimin se do ta lironte nga burgu.

Kurse Kreshnik Spahiu është rishfaqur pasi ishte zhdukur disi nga qarkullimi, për shkak të akuzave të pafundme si një prej sekserëve më të tmerrshëm të drejtësisë shqiptare. Tani flet nga jashtë për studiot e Ramës, por Spahiu është njeriu më i akuzuar për ryshfet në botën e gjyqësorit.

Para një viti, avokati Saimir Vishaj do shprehej në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV se Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu kanë marrë para për transferime gjyqtarësh dhe prokurorësh. Sipas tij, ishte kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha që ua ndërpreu praktikën korruptive. Ai hodhi akuza të rënda ndaj Topit dhe Spahiut, duke thënë se kanë marrë nga 50 deri në 300 mijë euro për të prodhuar një dekret presidencial.

I fundit, por jo nga rëndësia është Frrok Çupi. Askush në botën publike nuk do të kishte pasur surratin që të përballej me realitetin në një mënyrë të tillë si ai. I përdorur si leckë në të gjithë studiot televizive nga Rama dhe suita e tij, ai vetëm derdh vrerin e përçarjes së shqiptarëve si në vitin 1996-97 kur bënte thirrje për luftë nga Vlora.

Një spiun Sigurimi që si limoni i shtrydhur e fusin në çdo gotë ku gatuhen akuza të rreme dhe tymnaja thashethemesh, ai pikon vrerin tij monstruoz si gjarpërinjtë e stërvitur nga falangat e kuqe. Ka vite që e bën këtë. Është në mision edhe pse bashkëpunimi i tij me Sigurimin famëkeq është vërtetuar me gjykatë. Nuk ka turp nuk fshihet fare.

Ndjehet komod kur i kujtojnë se strehoi atentatorin e Azem Hajdarit në zyrën e tij. Dhe pa pikë zverdhje ne fytyrë akuzon e sajon shpifje. Ky duhet injoruar, por injoranca  e tij është e rrezikshme sepse mbështetet e konsultohet nga mercenarët mediatikë të Ramës edhe para edhe pas kuintave. Prandaj i duhet treguar se çfarë po bën dhe se sa i pështirë është.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco