VIDEO-SYRI TV/ Bizneset gjermane në Shqipëri: Situata ekonomike është përkeqësuar

13:47, 25/05/2023
A+ Aa A-

Afër gjysma e bizneseve gjermane në vendin tonë mendojnë se klima e biznesit është përkeqësuar. Në anketën e realizuar prej dhomës gjermane të tregtisë, 45% prej tyre janë pesimist për të ardhmen ku faktor kryesor rendisin mungesën e transaprencës në prokurimet publike, mungesën e fuqisë punëtore dhe kostot e shtuara. Këtë përfundim mbështeti edhe ambasadori gjerman Piter Zingraf, duke shtuar se Shqipëria ka ende shume punë për procesin e antarësimit në BE.

SYRI TV

Bizneset gjermane që operojnë në shqipëri mendojnë që situata në ekonominë tonë kombëtare është përkeqësuar. Në këtë përfundim ka dalë dhoma gjermane e tregtisë sipas një ankete realizuar me bizneset duke renditur edhe arsyet e kësaj situate pesimiste.

Ndër të tjera, sipas dhomës gjermane arye që rendisin bizneset, janë edhe kostot e shtuara për lëndët e para dhe kostot për fuqinë punëtore. I pranishëm në prezantimin e anketës, ambasadori gjerman në shqipëri Peter Zingraf mbështeti mendimin se pavarësisht ecurisë së kënaqshme deri tani, bizneset po hasin probleme.

Sipas Zingraf, gjermania do të vijojë të mbështesë vendin drejt rrugës europiane, por për këtë duhet të plotësohen disa kushte thelbësore nga ana e qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco