Skandal në Kuvend/ Felaj: Ta votojmë sa më shpejt rritjen e rrogave se po ikën presidenti jashtë

Skandal në Kuvend/ Felaj: Ta votojmë sa më shpejt rritjen e rrogave se po ikën presidenti jashtë

13:44, 25/05/2023
A+ Aa A-

Kuvendi nxiton sërish për të dekretuar ligjin për rritjen e pagave. Pasi e futi me nxitim në rendin e ditës së seancës së sotme, pak ditë pasi u miratua nga komisioni parlamentar, Kuvendi kërkon ta dekretojë ligjin brenda 25 majit.

Kjo pasi Presidenti i Republikës Bajram Begaj niset nesër për një vizitë zyrtare dyditore në Itali dhe në të kundërt ligji do të dekretohej pas kthimit të tij.

Drejtuesja e seancës së sotme, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka njoftuar kolegët se projektligji do të votohet në orën 14:30 para përfundimit të seancës dhe se presidenti e ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm.

“Ndërkohë kolegë ju njoftoj që Presidenti i Republikës ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm të paketës së ligjeve për shkak edhe të largimit të tij në një vizitë jashtë vendit, në orën 14:30 ne do të votojmë përpara se të përfundojë seanca. Kështu që secili nga kolegët të shikojë edhe radhën e diskutimeve të tij në fjalë sepse në atë orë do të ndërpriten diskutimet për të kaluar në votim”, tha Felaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco