Berisha: Rama bleu vota 3-4 herë më shumë se Doshi, tronditëse ajo që ndodhi pas arrestimit të Belerit

Berisha: Rama bleu vota 3-4 herë më shumë se Doshi, tronditëse ajo që ndodhi pas arrestimit të Belerit

12:36, 25/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha përpara gazetarëve se Edi Rama bleu vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi.

Berisha tha se ishte tronditëse ajo që ndodhi me arrestimin e Fredi Belerit. Sipas Berisha, qëllimi i arrestimit të tij lidhet me grabitjen e tokave në Himarë nga mafia qeveritare e Edi dhe Olsi Ramës.

“Zgjedhjet u vodhën masivisht dhe ky është një krim i shëmtuar. Cilido që ka dyshimin më të vogël, të shohë partinë e blerjes së votës të Tom Doshit, ju garantoj se Toma është vetëm një lejtnant i Edi Ramës në këtë proces. Se Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi. Së pari, Edi Rama ka para pakrahasimisht më shumë se Toma. Së dyti, ka të gjithë strukturat e shtetit për të realizuar votëblerjen. Së treti, përveç parave, Edi Rama ka përdorur metodat më të hapura, ka përdorur zarfet, të cilët avoketërit e vjedhjes së vots që bërtasin në studio ‘rroftë hajduti’, duke dëshmuar një degradim të plotë të dinjitetit të tyre nga paratë e qeverisë.

Edi Rama çoi zarf për herë të parë në historinë e zgjedhjeve. Zarfin me 50 mijë lekë për 670 mijë pensionistë. Ata që bërtasin ‘rroftë hajduti’ bëhen palë e një krimi monstruoz. Ne nuk ngremë akuza publikisht, janë fakte.

Pas këtyre zgjedhjeve janë përdorur studiot si zyra avokatie për hajdutët e votës. Do ju jap një shembull, një natë përpara votimeve, arrestuan në klubin e vet Belerin. Unë po e shoh aty, ai ishte duke ngrënë picë me dy bashkëpunëtorët e vet dhe thanë e kapën në flagrancë duke shitur vota.

Çfarë pashë të nesërmen që më tronditi thellësisht. Pashë një nënë me tre fëmijë, që shkoi dhe u arrestua në 2 të natës, i la fëmijët në gjumë, e morën bashkë me djalin e madh, që edhe pushtuesi më i egër nuk kryente një akt të tillë. Dhe ajo nënë, në vend që të qarkullonte në të gjitha studiot televizive si dëshmia më e turpshme, më flagrante e një akti kryekëput politik kundër një qytetareje të pambrojtur, ajo nënë u zhduk. Nuk shkoi një njeri t’i marrë një intervistë përveç intervistës së parë, sepse studiot u helmuan nga paratë e krimit që pagoi qeveria për t’i shndërruar në avoketër,” tha Berisha.

"Pavarësisht nga etnia e tij, ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, nëse flaken këto parime po shkojmë drejt të shkuarës. Interesa të Edi dhe Olsi Ramës, për trojet e bukura të vendin, bënë që Beleri të arrestohet me një montim. Këta montojnë dhe zërin, gjithçka bëhet në laborator, janë përpjekje për të zaptuar trojet në Himarë dhe mbuluar megakrimin e tmerrshëm elektoral dhe për të deformuar rezultatin”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco