KQZ i jep mandatin/ Fredi Beleri ankimon vendimin e gjykatës: Nuk ka prova, çështja duhet pushuar

KQZ i jep mandatin/ Fredi Beleri ankimon vendimin e gjykatës: Nuk ka prova, çështja duhet pushuar

11:40, 25/05/2023
A+ Aa A-

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin Fredi Belerit, që fitoi në zgjedhjet e 14 majit përballë Jorgo Goros. Nga sot Beleri është kryetar i mandatuar i Bashkisë së Himarës.

Por që të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë, i duhet të kapërcejë një tjetër hallkë proceduriale, betimin para Këshillit Bashkiak.

Ky aspekt procedurial mund të kthehet në ngërç për Belerin që është në burg, dhe mbetet për tu parë se si do të veprohet në kushtet kur një kryetar bashkie para se të nisë punën duhet të betohet në Këshillin Bashkiak.

Ndërkohë Beleri dhe Pandeli Kokaveshi ankimuan vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, që i la në burg me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim.

Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndërkohë, Kokaveshi i kërkon Apelit të Posaçëm masë më të butë se "arresti me burg", me pretendimin se situata e tij shëndetësore i rrezikon jetën në izolim.

Pritet që Gjykata e Apelit të hedh shortin që të përcaktojë emrin e gjyqtarit që do të shqyrtojë çështjen.

Aktualisht Beleri ndodhet në burgun 313 të Tiranës, ndërsa Kokaveshi në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco