Rama jep 'sihariqin' pas zgjedhjeve: Do të rritet edhe çmimi i energjisë

Rama jep 'sihariqin' pas zgjedhjeve: Do të rritet edhe çmimi i energjisë

11:29, 25/05/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se në verë do të rihapet diskutimi për fashën e energjisë elektrike, duke nënkuptuar kështu rritjen e çmimit të dritave.

Deklarata në fjalë vjen pak pas zgjedhjeve të 14 majit. Kreu i qeverisë theksoi se deri më tani rritjen e këtij çmimi e mbulon qeveria.

“Po ju kujtoj të gjithëve atyre që na ndjekin se sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike për të gjitha familjet dhe biznesin e vogël dhe pjesën dërrmuese të biznesit, të jetë dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet, nuk është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht sa paguante me çmimin përpara krizës. Ka rënë çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar, por nuk është kthyer aty ku ishte. Qeveria ka pasur dhe ka vullnetin e plotë që të paguajë.

Me ardhjen verës konsumi do të rritet dhe do të duhet të rihapim diskutimin e fashës. Sot për sot jemi në këto kushte që vazhdojmë të paguajnë. Nëse do të ishim duke pasur një ekonomi lënguese, ku merret një shifër aty dhe një shifër atje si ajo përralla e asaj species që donte të zbukurohej, atëherë sigurisht që kjo rritje pagash nuk mund të bëhet. Ekonomia është rritur, ndryshe nga çfarë është thënë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se vendi ynë ngjitet në “nivelin e lartë të rajonit” sa i përket pagës mesatare.

“Sot, i hapet rrugë një procesi që në harkun e këtij viti që vjen, prillin e ardhshëm, na çon në 900 euro pagë mesatare. Sipas të gjitha gjasave, ne ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit. Këtë po bëjmë sot ne. Pse nuk e kemi bërë më parë? Sepse na është dashur të përballemi me situata që nuk i ka pasur rajoni. Tërmeti ra në Shqipëri dhe jo në rajon. Mjafton të shikohet se sa të ardhura kemi spostuar ne për strehimin e mijëra familjeve, për të kuptuar pse nuk u bë kjo kur u krijuan mundësitë që të bëhej. Pastaj erdhi pandemia dhe lufta”, deklaroi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco