'Popullsia po asgjesohet, por ca sahanlëpirës bëjnë avokatinë e Ramës'

'Popullsia po asgjesohet, por ca sahanlëpirës bëjnë avokatinë e Ramës'

09:57, 25/05/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Treguesit e rritjes së popullsisë janë katastrofike në çdo pikëpamje.

Ulja drastike e lindjeve me 17% vetëm tremujorin e parë të 2023 dhe ulja për pasojë e popullsisë është treguesi më kritik dhe këmbana më e fortë e alarmit për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

Zvoglimi i rritjes së popullsisë, rritja e pandalshme e shpopullimit dhe rritja shumë e peshës së moshës së tretë po shkakton fundosjen graduale dhe pa kthim të vendit.

Skema e pensioneve është në një rrezik shumë të madh sepse raporti të punësuar-përfitues vetëm përkeqësohet dita ditës.

Ky moment do të kërkonte nga qeveria zgjidhje të forta të mirmenduara dhe afatgjata.

Por një qeveri, që vetëm vjedh, që vetëm shkatërron çdo element optimizmi, që nuk ofron asnjë siguri juridike,sociale,publike dhe ekonomike, që shkatërron zgjedhjet e lira dhe çdo element të demokracisë, i shtyn natyrshëm qytetarët që të mendojnë vetëm për mbijetesen e tyre dhe bisnesi të mos guxojë të investojë.

Kjo qeveri nuk kursen paratë vetëm për ca avokatë palaço që shëtisin nëpër banaqet mediatike për të shprazur çdo lloj gënjeshtre të pacipë vetëm të justifikojnë tagjinë që ju hedh Rama.

Avoketër të degraduar të Ramës këto janë faktet shkatërrimtare, ndaj qepni gojën sepse është fati i Shqipërisë në lojë dhe jo supa juaj e qelbur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco