Mandija: Fatura për Becchettin mund të ketë shkuar 140 mln euro, kryeneçësia e qeverisë po rrit kostot!

19:52, 24/05/2023
A+ Aa A-

Francesco Becchetti bllokoi 65 mln euro nga llogaria e Albcontrol me vendim të gjykatës së Apelit të Belgjikës, pasi qeveria shqiptare refuzoi t'i paguante 110 mln eurot që fitoi në arbitrazh. 

Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Ledina Mandija shprehet për Syri Tv se fatura e dëmshpërblimit financiar për Becchettin ka arritur në 140 mln euro, nga 110 mln euro që ishte me vendim të arbitrazhit. 

Sipas saj, "të tilla kryeneçësi nga qeveria shqiptare dëmtojnë vendin dhe do të duhej të gjendej rruga e duhur për të evituar kostot shtesë që do të marrë procesi i ekzekutimit të një fature shumë të lartë financiare". 

"Kjo 110 mln euro fatkeqësisht mund të jetë 140 mln euro. E shoh me shumë shqetësim, nuk e flas për të bërë oponencë ndaj qeverisë shqiptare, por e shoh si shqetësim si qytetare. Sot qeveria rrit 100% rrogat e ministrave që janë sjellë në mënyrë jo dinjitoze ndaj investitorëve të huaj. Me vendime abuzive kanë krijuar situata që kanë precipituar në një faturë financiare të lartë dhe në papërgjegjshmëri askush nuk tregon se kush e ka fajin. Nuk është zoti Becchetti fajtor, ai po merr paratë, po fiton të gjitha betejat ndërkombëtarisht ndërkohë që shqiptarët do të paguajnë paratë", theksoi ish-avokatja e shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco