Spahia inauguron këndin e ri sportiv në shkollën Ali Laçej: Më shumë mjedise të tilla, një jetë e shëndetshme për rininë

Spahia inauguron këndin e ri sportiv në shkollën Ali Laçej: Më shumë mjedise të tilla, një jetë e shëndetshme për rininë

19:23, 24/05/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka ndarë mnë rrejtin e tij social Facebook, disa momente krah nxënësve të shkollës Ali Laçej në këndin e ri sportiv.

Spahia shkruan ndër të tjera, se ky investim u bë në bashkëpunim me donacionin e fondacionit të modeles shqiptare Angela Martini.

Postimi:

Një tjetër kënd sportiv bashkëkohor për nxënësit dhe fëmijët e Shkodrës.
I lumtur që në bashkëpunim dhe falë një donacioni të fondacionit të modeles shqiptare Angela Martini, i dhurojmë shkollës 9-vjeçare “Ali Laçej” këtë hapësirë moderne. Jo vetëm për orët e edukimit fizik por edhe argëtimin pasdreke të fëmijëve dhe të rinjve të kësaj zone.
Më shumë mjedise sportive, për një jetë të shëndetshme dhe larg problemeve për rininë shkodrane. Kjo ka qënë motoja e çdo investimi që kemi realizuar në territorin e Bashkisë Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco