Besa Sharrah: Freedom House tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po pengon investitorët e huaj

19:08, 24/05/2023
A+ Aa A-

Aktivistja e “Diaspora për Shqipërinë  e Lirë” Besa Sharrah ka komentuar raportin e Freedom House për vendet në tranzicion demokratik ku renditeshin disa problematika për Shqipërinë teksa thotë se sistemi gjyqësor në Shqipëri është  një nga problemet më të mëdha për investitorët e huaj  dhe në këtë linjë do kemi telashe në tërheqjen e tyre në Shqipëri.

Sharrah shprehet se ky raport po krijon probleme të mëdha në politikën e jashtme me Amerikën dhe jemi rrezik po ashtu me Bashkimin Europian.

“Kjo deklaratë e Freedom  House bie komplet ndeshë me atë që zoti Escobar doli përpara kongresit të senatit dhe tha që analizat tona i kemi shumë koncize dhe i marrim të gjitha nga SPAK. Dmth ka disa versione të amerikës dhe amerikanëve dhe departamentit të shtetit. Këtu është problemi i madh dhe për këtë kemi folur, kemi 3-4 vite që misioni amerikan në Shqipëri për momentin ose është në pauzë ose është komplet pa asnjë lloj agjende sepse çfarë e thotë njëra pjesë nuk e thotë tjetra. Unë personalisht kam një ndjesi të madhe që Freedom House është një nga mjetet më të rëndësishme që shumë  vende në tranzicion demokratik e përdorin atë si indeks për shumë gjëra dhe një nga ato është ardhja e biznesit të jashtëm në vendet si Shqipëria. Mund të them këtë që një nga problemet më të mëdha për investitorët e huaj është sistemi gjyqësor në Shqipëri. Për këtë dhe shumë arsye të tjera që ne i dimë hapur kemi probleme të tërheqim investitor të huaj në Shqipëri.

Në qoftëse realisht ka një hendek shumë të madh  midis asaj që Amerika po raporton në lidhje me departamentin e shtetit dhe ajo që ndodh në terren për mua ky është një problem shumë i Madh sepse e bën bashkëudhëtar Amerikën me çfarë po ndodh në Shqipëri. Ky është një problem shumë i madh sepse ne nuk mund të besojmë aleatin tonë më të madh dhe më pas këtu fillon më oas të krijohen hendeqe më të mëdha sa i përket politikës së jashtmë si me Amerikën por edhe me Bashkimin Europian.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco