Indrit Hoxha: Nëse SPAK është i pavarur, shumë shpejt në Vorë duhet të ketë zgjedhje të parakohshme

Indrit Hoxha: Nëse SPAK është i pavarur, shumë shpejt në Vorë duhet të ketë zgjedhje të parakohshme

16:29, 24/05/2023
A+ Aa A-

Indrit Hoxha, ish-kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Vorës ka deklaruar se nëse drejtësia do të bëjë punën e saj të pavarur, në Vorë shumë shpejt do të kemi zgjedhje të parakohshme.

Në një postim në "Facebook", Hoxha shkruan se Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur sot hetimet për tenderin e pastrimit në Vorë, një padi e bërë nga ai vetë.

Ai kundërshton dhe rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki, teksa shkruan se korrupsioni është përdorur më 14 maj për të manipuluar zgjedhjet, dhe kjo tashmë është e qartë si drita e dielli.

"Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur sot hetimet për tenderin e pastrimit në Vorë. Një tender të cilin unë e kam denoncuar për shumë kohë dhe ndihem mirë sot që dëgjoj këtë lajm. Nuk ka dyshim se Bashkia Vorë është Bashkia më e korruptuar e Shqipërisë, ku krimi dhe administrata janë bërë bashkë. Ky korrupsion është përdorur në 14 maj për të manipuluar zgjedhjet, dhe kjo tashmë është e qartë si drita e diellit. E përgëzoj SPAK për këtë hap dhe i bëj thirrje t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje dhe mos të ndikohet nga pushteti. Jo vetëm ky tender, por edhe shumë të tjerë në Bashkinë Vorë janë korruptiv.

Me shumë gjasa nëse drejtësia do të bëjë punën e saj të pavarur në Vorë  shumë shpejt do të kemi zgjedhje të parakohshme", deklaron Indrit Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco