SYRI TV/ Berisha: Nuk njohim zgjedhjet, në Shkodër Rama vendosi paqe mes 5 bandave

15:46, 23/05/2023
A+ Aa A-

Në mbledhjen e kryesisë dhe grupit parlamentar, kreu demokrat Sali Berisha denoncoi mënyrat e jashtligjshme të ndjekura nga kreu I qeverisë Edi Rama që ccuan në farsën elektorale të 14 majit. Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi zyrtarët socialistë se janë sjellë si terroristë në zgjedhjet vendore, si dhe u shpreh se në Shkodër Rama vendosi paqe mes bandave me qëllim tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve. Sa i takon analizës brenda partisë, Berisha u shpreh se  ajo do të jetë e shtrirë në të gjitha nivelet, si dhe do të respektohet statuti pikë për pikë.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi praktikat korruptive të mazhorancës socialiste që ccuan në farsën elektorale të 14 majit. Në mbledhjen e kryesisë dhe grupit parlamentar, Berisha bëri me dije se opozita nuk e njeh këtë rezultatë të zgjedhjeve  vendore, ku  votat u blenë nga eksponentë të krimit dhe përfaqësues të Partisë Socialiste.

Kreu demokrat akuzoi Edi Ramën se qëndron pas farsës elektorale, duke theksuar se kreu I qeverisë në Shkodër pajtoi 5 banda kriminale me qëllim vjedhjen e votave të qytetarëve.

Sipas Berishës edhe rënia e euros tregon blerjen massive të votave nga kandidatët socialist në zgjedhjet e 14 majit. 

Sa i takon analizës brenda partisë, Berisha u shpreh se  ajo do të jetë e shtrirë në të gjitha nivelet, si dhe do të respektohet statuti pikë për pikë.

Sali Berisha u shpreh se opozita po përgatitë një raport ku do të bëjë me dije të gjitha shkeljet e kryera nga qeveria në këtë process zgjedhor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco