Arrestimi i Belerit/ Mediat greke: Protestë para ambasadës shqiptare

Arrestimi i Belerit/ Mediat greke: Protestë para ambasadës shqiptare

10:03, 23/05/2023
A+ Aa A-

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të SPAK për të lënë në burg Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, ka zemëruar Athinën.

Një ditë më parë, qeveria greke mbajti qëndrimet e saj të hapura për këtë çështje.

Ndërkohë sot, mediat greke shkruajnë se pritet një protestë përpara ambasadës shqiptare në Athinë.

Protesta është paralajmëruar nga shoqata ‘Himara’ dhe pritet të zhvillohet në orën 18:00.

Në deklaratën e organizatorëve të protestës thuhet se për arrestimin e Belerit janë përdorur praktikat e Sigurimit të Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco