Sejamini shpjegon 'fenomenin Doshi': Është si kompani biznesi, e cila operon vetëm për zgjedhje

Sejamini shpjegon 'fenomenin Doshi': Është si kompani biznesi, e cila operon vetëm për zgjedhje

22:42, 22/05/2023
A+ Aa A-

Analisti Neritan Sejamini analizoi në emisionin “Të Paekspozuarit” fenomenin “Doshi”, kryetarin e Partisë Social-demokrate, që ka marrë vota e konsiderueshme për këshillat bashkiakë në disa bashki të vendit, veçanërisht në Veri të vendit.

Sipas tij, PSD-ja e drejtuar nga Doshi, është një parti që është organizuar si kompani biznesi, e cila operon vetëm për zgjedhje dhe gjithçka është e lidhur me një individ që e financon, menaxhon dhe kontrollon partinë.

Biseda në studio

Sejamini: Partia Social-Demokrate, pavarësisht rezultatit elektoral, është një parti që nuk ka njeri tjetër veç Tom Doshit. Ne nuk e dimë kush janë ndërtuesit e tjerë të partisë, nuk dihet kush janë drejtuesit, kush është kryesia, nënkryetari, sekretari.

Në faqen e partisë është vetëm Tom Doshi, edhe ai si kryetar partie. Është një parti që kur studiohet quhet parti e firmës së biznesit, një person i vetëm politik, sipërmarrës, dhe gjithë partia është organizuar si kompani biznesi, e cila operon vetëm për zgjedhje. Gjithçka është e lidhur me një individ që e financon, menaxhon dhe kontrollon partinë.

RakipiJam shumë dakord, por në republikën tonë të nderuar, partia një njeri është, në të gjitha partitë.

Sejamini: Po të them një gjë, se ka një ndryshim mes PS-së dhe PSD-së. E para kontrollohet e gjitha nga Edi Rama, por ka 500 vetë të tjerë, ka deputetë, kryetarë dege, nënkryetar, punonjës dege, ndërsa PSD-ja ka një njeri të vetëm dhe këto parti njihen në botë se kanë një anëtar që është kryetari. Nuk ka struktura, nuk ka vendimmarrje, qoftë edhe formale. PS-në mund ta dominojë Rama, PD-në mund ta dominojë Berisha, Partinë e Lirisë mund ta dominojë Meta, por kanë struktura dhe njerëz, kurse kjo është me një anëtar dhe një kryetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco