‘A ishin të ndershme zgjedhjet e 14 majit?’/ Baton Haxhiu: Rama shkoi përtej votës së lirë

21:23, 22/05/2023
A+ Aa A-

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, analisti Baton Haxhiu, i është përgjigjur pyetjes së moderatorit Çim Peka, nëse zgjedhjet e 14 majit ishin të lira.

Gjatë debatit, Haxhiu u shpreh se në këto zgjedhje PS-ja e Edi Ramës, shkoi përtej votës së lirë, pasi donte të fitonte me rezultat të thellë.  

Sipas Haxhiut, opozita u fut në momentin e fundit në zgjedhje dhe prandaj këto ishin vetëm votime.

‘A ishin të ndershme? Unë e kam mbajtur një qëndrim, dhe kam thënë se këto zgjedhje janë votim, sepse opozita nuk ka pas as lidership, as opozitarizëm brenda. Ka pasur një përplasje të brendshme dhe në një moment të fundit ka hyrë në zgjedhje.

Dhe kjo fitore e PS-së, ka qenë e lehtë, e paragjykuar në të gjitha asketet dhe natyrshëm data 15 maj nëse shkon me këtë gjuhë.

Brenda strukturës së PS-së, ata kanë pasur një garë mes vetit se si të fitojmë 6 me 0, apo 4 me 0 në zonat e veta. Dhe duke qenë të tillë unë besoj se ata kanë shkuar përtej votës së lirë. Nuk ka të bëjë me fitoren.

Mendoj se refleksioni i vetëm që duhej të ndodhte, duke qenë opozitar duhet me qenë racional’, tha Baton Haxhiu gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco