Alba Kepi: PS bleu votat në lagjet ku shembi shtëpitë e qytetarëve, po degjenerohen vlerat

21:04, 22/05/2023
A+ Aa A-

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës Alba Kepi  është shprehur se qeveria i bleu votat pikërisht tek shpëpitë e lagjeve ku i shembi banesat.

Në një lidhje me Skype për “Task Force” me Sonila Meçon, Kepi thotë  se kjo rrugë që ka zgjedhur pushteti të qëndrojë në krye po cenon të drejtën e lirë të qytetarit për të zgjedhur, gjithashtu po degjeneron vlerat e tyre.

“Unë mendoj se gjatë këtij 10-vjeçari  është kontribuar të prishim ato vlera, atë moral të shoqërisë  që ndodhta sot jemi këtu ku jemi. E ka motivuar edhe paraja. Ndoshta këta persona kanë hedhur aq para saqë njerëzit nuk kanë më respekt për vetën, nuk kanë më respekt për problemet. Unë në një postim timin kisha shkruar sesa vlerë ka të bësh gazetari sociale. Sa e sa artikuj, sa e sa gazetarë terreni, sa e sa operatorë kanë ndenjur natë e ditë në shtëpitë e shembura për të mbrojtur banorët dhe po në atë lagje kanë fituar ata që i shembën banesat. Si i kanë fituar? Pikërisht me këtë lloj shkëmbimi vote, me këtë lloj krimi që kanë bërë duke degjeneruar jo vetëm atë që kemi të shenjtë, të drejtën për të zgjedhur por edhe duke degjeneruar edhe vlerat tona.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco