D

Krimet zgjedhore dhe hapat që po ndërmerr opozita, Nuri: Këto janë zgjedhjet më të këqija pas 97-tës

20:22, 22/05/2023
A+ Aa A-

Franci Nuri, përfaqësues ligjor PD i ftuar në ''Edicionin e Pasdites'' në Syri Tv, tregoi më shumë mbi hapat që po merr opozita për krimet zgjedhore.

Nuri u shpreh se krimi zgjedhor ka ndodhur në gjithë Shqipërinë dhe se ajo çfarë po konstatohet nga faktet dhe provat, është se këto do të jenë fatkeqësisht zgjedhjet më të këqija pas 97-tës. 

PD ka ngritur një strukturë sikundër tha dhe Berisha sot, një grup pune me drejtues me eskpertë, un jam pjesë e grupit punës gjithashtu, ku kemi evindentuar dhe na janë raportuar gjithë shkeljet që janë kryer në procesin zgjedhor që në fillim të fushatës, madje dhe më përpara. Ne i kemi marrë i kemi analizuar për të bërë një seleksionim të atyre shkeljeve që ishin dhe ja vlenin për të bërë kallëzime penale, në SPAK apo KQZ, por ka pasur edhe shkelje që i kemi denoncuar direkt tek OSBE/ODIHR ka pasur shkelje që i kemi denoncuar edhe në të treja. Kurse puna këto ditë pas zgjedhjeve po vazhdon duke grupuar të gjithë elementët që na vijnë nga rrethet por edhe nga Tirana, shkeljet e ndryshme që na vijnë nga degët, po i seleksionojmë dhe do i adresojmë tek OSBE si raport i hartuar nga PD mbi shkeljet që kanë ndodhur.

Krimi zgjedhor ka ndodhur në gjithë Shqiperinë. Ajo çfarë ne konstatojmë nga faktet dhe provat që kanë ardhur është se këto do të jenë fatkeqësisht zgjedhjet më të këqija pas 97 dhe pse jo 2001. Dhe këtë nuk e them vetëm unë por e thonë dhe aktorët që kanë marrë pjesë na ato zgjedhje. Shkeljet kanë qenë masive në të gjitha drejtimet, ne këto shkelje po i grupojmë po i marrim dhe po i adresojmë te OSBE/ODIHR. Ndërkohë për ankimimimet në KQZ, afati është pesë ditë pas shpalljes së rezultatit, ne sot kemi depozituar zyrtarisht anikimin për rastin e Belshit që është një nga rastet më flagrante.

Franci Nuri, përfaqësues ligjor i PD 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco