SYRI TV/ Bashkia Vlorë shtron 30 metra asfalt, banorët: Presim turistë, por nuk kemi rrugë

15:46, 22/05/2023
A+ Aa A-

Vetëm 30 metra asfalt ka hedhur bashkia e Vlorës në një rrugë në zonën e Ujit të Ftohtë. Banorët e cilësojnë tallje këtë, ndërsa shprehen se presin turistë me infrastrukturë të amortizuar.

SYRI TV

Bashkitë në vend hapën thesin, duke shpenzuar miliona euro për asfalt elektoral para zgjedhjeve të 14 majit, por në Vlorë, duket se ka qenë me kursim.

Ky asfalt është hedhur vetë pak ditë më parë në një nga lagjet e zonës së “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku më shumë se shtrim rruge, duket tallje me banorët e zonës.

Kjo lagje, ndonëse bën pjesë në zonat më të rëndësishme turistike të Vlorës, vuan prej infrastrukturës së amortizuar dhe mungesës së shërbimeve.

Gaz.G.Këllçiu. Red. J.Hoxhaj. Mont. L.Kotri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco