'E përsëris, arrestimi i Fredi Belerit është i paligjshëm'

'E përsëris, arrestimi i Fredi Belerit është i paligjshëm'

14:36, 22/05/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani.

Unë nuk jam avokati i Fredi Belerit, por kjo nuk më ndalon të përsëris që arresti ndaj tij ishte dhe është i paligjshëm.

Siç po del çdo ditë edhe në publik, të gjitha dëshmitë apo videot që policia dhe prokuroria pretendon se i ka prova të forta, janë fiasko.

Në fakt që ditën e parë, kur lexova aktin e arrestit në flagrancë krijova bindjen se arresti është i paligjshëm. Asnjë shenjë flagrance nuk duket e rekorduar në atë akt.

Kush të dojë le të bëjë politikë sa të dojë, por faktet janë kokëforte.

I kuptoj edhe ata që shkumëzojnë kundër personit në fjalë. Por ajo që nuk kuptoj dhe as e pranoj është të mohosh që arrestimi është i sajuar dhe haptazi i paligjshëm.

Ai arrest është në vetvete është dhunim kushtetues i lirive dhe të drejtave të individit.  Model i shëmtuar hakmarrjeje politike. Ndërhyrje e pastër e pushtetit në zgjedhjet e lira. Dhunë politike dhe ligjore jo proporcionale.

As më plas fare nëse këto konkluzione i ka edhe shteti grek për këtë rast.

E vërteta është e vërtetë.

P.s. Kush ka helm shtesë me Fredi Belerin është i lutur ta kanalizojë pranë tij, jo tek unë. Mua më intereson rasti si kazus publik, jo personi dhe karriera e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco