Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Fredi Beleri, kandidati fitues i Himarës, del sot para Gjykatës së Posaçme

Fredi Beleri, kandidati fitues i Himarës, del sot para Gjykatës së Posaçme

09:03, 22/05/2023
A+ Aa A-

Fredi Beleri, kandidati fitues i koalicionit "Bashkë fitojmë" për bashkinë e Himarës do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me akuzën e korrupsionit zgjedhor. Bashkë me të para gjykatës pritet të dalë edhe Pandeli Kokaveshi.

SPAK mendohet se do të kërkojë masën e sigurisë “arrest në burg”. Çështja gjykohet nga gjyqtarja e posaçme Atalanta Zeqiraj.

Më 13 maj, kur u dha masa e sigurisë, avokati i Fredi Belerit foli për mediat pas vendimit të Gjykatës së Vlorës. Avokati tha se akuza ishte politike dhe gjithçka ishte montim politik, por një gjë ishte e qartë: arrestimi i kandidatit Beleri e kishte përforcuar mbështetjen e banorëve ndaj tij dhe më 14 maj, ata do t’i drejtoheshin të qetë kutive të votimit.

“Gjykata e vlerësoi arrestin në flagrancë si të ligjshëm dhe caktuan SPAK-un për kompetencë, - tha avokati për mediat. -  Brenda dhjetë ditëve ndoshta do të bëhet vlefshmëria në SPAK. Akuzat nuk u faktuan. Ne këtë i kërkuam gjykatës. Ishin komplet veprime të simuluara të policisë, të një individi madje, që policia rëndom si në kohën e komunizmit, i përdor. Akuzë politike dhe montim politik. Edhe zoti Beleri foli në seancë, tha pikërisht këto që po them unë. Nuk u provua në asnjë moment në ato që referoi prokurori, në asnjë moment nuk u provua as ekzistenca e listave. Ishte duke dalë jashtë lokalit dhe mënyra ë rrëmbimit e provoi. Aty konsistonte, rrëmbimi, që të gjendej diçka në flagrantë. Dhe u provua që nuk u gjet asgjë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco