‘Autoriteti i Dosjeve’ në pelegrinazhin ‘Gjurmë qëndrese dhe solidariteti', në kujtim të revoltës së Spaçit

‘Autoriteti i Dosjeve’ në pelegrinazhin ‘Gjurmë qëndrese dhe solidariteti', në kujtim të revoltës së Spaçit

21:14, 21/05/2023
A+ Aa A-

Spaç, Mirditë 21.05.2023- Me rastin e organizimeve për përkujtimin e 50-vjetorit të Revoltës së Burgut të Spaçit, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në datën 21 maj 2023 organizoi një pelegrinazh, i cili nisi në kilometrin e fundit të rrugës, në hyrje të ish-Burgut të Spaçit dhe u përmbyll në ambientet e ish-burgut.

Pelegrinazhit iu bashkua SH.T.Z Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë, Arqipeshkivi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, përfaqësues të pushtetit lokal dhe të trupit diplomatik, ish-të përndjekur politikë dhe organizatat që veprojnë në fushën e kujtesës.

Gjatë rrugëtimit, Autoriteti shpalosi 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐚𝐥𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭𝐢𝐤 “𝐆𝐣𝐮𝐫𝐦𝐞̈ 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐞𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐨𝐥𝐢𝐝𝐚𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢”, me 10 silueta njerëzore, në shenjë kujtimi dhe përjetimi të dhimbjes, vuajtjes dhe qëndresës që kalonin çdo ditë gratë, fëmijët dhe familjarët e të dënuarve.

𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐃𝐫.𝐆𝐞𝐧𝐭𝐢𝐚𝐧𝐚 𝐒𝐮𝐥𝐚 me këtë rast tha: “𝐴𝑡𝑎 𝑖 𝑞𝑒̈𝑛𝑑𝑟𝑢𝑎𝑛 𝑝𝑟𝑎𝑛𝑒̈ 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑑𝑖𝑡𝑒̈𝑡 𝑚𝑒 𝑡ë 𝑒𝑟𝑟𝑒̈𝑡𝑎, 𝑝𝑎𝑣𝑎𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑠𝑡𝑖𝑔𝑚𝑒̈𝑠, 𝑝𝑒̈𝑟𝑗𝑎𝑠ℎ𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑜𝑠𝑡𝑜𝑣𝑒 𝑝𝑒𝑟𝑠𝑜𝑛𝑎𝑙𝑒. 𝐼𝑛𝑠𝑡𝑎𝑙𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖 𝑠𝑦𝑛𝑜𝑛 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑗𝑒, 𝑛𝑑𝑒𝑟𝑖𝑚 𝑒 𝑣𝑙𝑒𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑚 𝑝𝑒̈𝑟 ℎ𝑢𝑚𝑎𝑛𝑖𝑧𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑟e𝑓𝑙𝑒𝑘𝑡𝑖𝑚 𝑝𝑒̈𝑟 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖 𝑚𝑒 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑜𝑟𝑒”.

𝐾𝑗𝑜 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑛𝑔𝑗𝑎𝑟𝑗𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑜𝑛 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑖𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑎𝑡𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ ℎ𝑢𝑚𝑏𝑢𝑟, 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑒𝑗𝑛𝑒̈ 𝑛𝑔𝑢𝑠ℎ𝑒̈𝑙𝑙i𝑚 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑏𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒𝑡𝑗𝑒 𝑡𝑒𝑘 𝑛𝑗𝑒̈𝑟𝑖-𝑡𝑗𝑒𝑡𝑟𝑖, 𝑠𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑧ℎ𝑣𝑖𝑙𝑙𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑛𝑑𝑗𝑒𝑛𝑗𝑒̈ 𝑠𝑜𝑙𝑖𝑑𝑎𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑎 𝑛𝑑𝑖ℎ𝑚𝑜𝑛 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑢𝑛𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑠𝑒̈ 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑢 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡’𝑢 𝑟𝑖𝑘𝑢𝑝𝑒𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑑ℎ𝑒 𝑟𝑖𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑡𝑢𝑎𝑟.”

Ky organizim i Autoritetit ishte pjesë e programit të ceremonisë që Dioqeza Rëshen dhe Bashkia Mirditë mbajti në bashkëpunim me institucionet dhe organizata që angazhohen në fushën e kujtesës historike me rastin e përkujtimit të revoltës së të burgosurve politik të Spaçit, 21 maj 1973.

𝐒𝐢𝐥𝐮𝐞𝐭𝐚𝐭, 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐚𝐥𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭

Instalacioni “Gjurmë qëndrese dhe solidariteti” nën hashtagun #KurrëMëDiktaturë përmban tregimet e 10 njerëzve që kanë vuajtur në burgun e Spaçit përfshi këtu dhe familjarët e tyre gra, nëna e fëmijë, të cilët po ashtu si të afërmit e tyre të burgosur i bënë ballë padrejtësisë me vetmonim e dinjitet njerëzor. Tregimet e tyre janë pjesë e dëshmive gojore që Autoriteti ka realizuar, ndërsa me kujdes janë përzgjedhur disa dëshmi të publikuara në media.

𝐉𝐚 𝐜̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐥𝐞𝐱𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐢𝐥𝐮𝐞𝐭𝐚:

𝐈𝐥𝐢𝐚𝐳 𝐊𝐚𝐣𝐚, ish - i dënuar më akuzën agjitacion e propagandë. Vuajti dënimin me 8 vite burg në Spaç.
“Çanga e zgjimit binte në orën 5. Pas apelit, në orën 6, dilnim nga kampi dhe i ngjiteshim malit. Ecnim një orë e gjysmë, derisa mbërrinin në galeri. Aty përshëndeteshim me shprehjen ‘Mirëdalsh!’, se edhe mund të mos dilnim më gjallë”.

𝐍𝐚𝐩𝐨𝐥𝐞𝐨𝐧 𝐆𝐮𝐦𝐞𝐧𝐢, ishte 10 vjeç në prill të vitit 1970, kur iu arrestua babai, Izet Gumeni, dënuar me 25 vjet heqje lirie me akuzën për bashkëpunim me bandat.
“Nuk harroj. Isha 14 vjeç. Bashkë me motrën e vogël mbërritëm rreth orës dy në Spaç. Polici nuk na lejoi ta takonim babanë atë ditë, pasi na tha që ishte në punë. Fjetëm pas një barake të komandës, të rrahur nga era e ftohtë e grykës së Spaçit”.

𝐌𝐞𝐧𝐝𝐮𝐡𝐢𝐣𝐞 𝐏𝐨𝐣𝐚𝐧𝐢, vajza e Njazi Bylykbashit, ish – i dënuar për agjitacion e propagandë. Vuajti dënimin në burgun e Spaçit.
“Pas dënimit të babait, mamaja duhet të rriste katër fëmijët. Punonte gjithë ditën në bujqësi, mbante dru në kurriz, për të na ngrohur e ushqyer”. Na ndihmonte edhe gjyshja në moshë të thyer.

𝐑𝐚𝐣𝐦𝐨𝐧𝐝 𝐒𝐞𝐣𝐤𝐨, djali i madh i Teme Sejkos, i arrestuar dhe dënua për agjitacion e propagandë, me 8 vjet burg në Spaç.
“Pengu im është se… nuk munda të përcjell për në banesën e fundit babain Teme, vëllain Sokol e të mirën nënën time, Shpresa. Ende nuk e dimë ku u prehen eshtrat”.

𝐋𝐢𝐫𝐢𝐞 𝐀𝐥𝐢𝐛𝐚𝐥𝐢, gruaja e Ylli Alibalit dhe kunata e Xhevat Alibalit, ish-të dënuar me akuzën, agjitacion e propogandë.
“Pas arrestimit të bashkëshortit, m’u mbyllën të gjitha dyert para fytyrës. Askush nuk donte të kishte të bënte me mua. Të afërmit më thonin: "Erdhe sot, mos hajde përsëri! Njerëzit largoheshin dhe ndërronin rrugë, ngaqë nuk donin të më flisnin, pasi isha me njollë në biografi. Nuk mund të ndaja babain e vajzave të mia. Pranova fatin tim!

𝐋𝐮𝐤𝐞 𝐒𝐲𝐤𝐮, gruaja e Prel Sykut, i arrestuar dhe dënuar me 20 vite burg me akuzën agjitacion dhe propagandë.
“Shkova ta takoja me djalin e vogël. Prela e la 6 muajsh. I përmalluar, i lëvdon të voglit sandalet: Sa të bukura! Djali ia kishte marrë borxh një shoku sa për takimin me babanë”.

𝐈𝐨𝐚𝐧 𝐂̧𝐞𝐥𝐢, ishte 16 vjeç kur i arrestohet i ati, ushtarak i dënuar me akuzën për akte të dhunshme kundër pushtetit popullor.
“Pas arrestimit të babait, motra e madhe, që ndiqte studimet në Fakultetin e Filozofisë, në Tiranë, u përjashtua nga shkolla me ceremoni. Kërkuan ta nxirrnin për demaskim para shkollës”.

𝐎𝐫𝐧𝐞𝐥a 𝐕𝐨𝐫𝐩𝐬𝐢, vajza e Seit Vorpsit, dënuar me akuzën për agjitacion e propagandë. Vuajti 8 vite burgim, pjesën dërrmuese në Spaç.
"Pata frikë ta takoja, pasi ai donte të më përqafonte, por unë isha një fëmijë që trembesha ta prekja këtë të huaj. Në takim babai i dha nënës një qese, ku kishte futur dhëmbët. Ata i ishin thyer nga torturat e mëdha".

𝐋𝐞𝐨𝐧𝐚𝐫𝐝 𝐁𝐞𝐣𝐤𝐨, ishte 5 vjeç kur iu pushkatua babai, Dervish Bejko, i dënuar në vitin 1971 me akuzën tentativë për arratisje. Është një nga të dënuarit me vdekje të Revoltës së Spaçit, që shpërtheu më 21 maj të vitit 1973.
“Babanë e kam brengë. Kam shumë boshllëk, se u rrita pa të. Në Pogradec i kam ngritur një varr në kujtim të tij. Kur e vizitoj, ndez një cigare. Po kujt t’ia ndez?! Nuk ka eshtra. Ia ndez tokës, mermerit të ftohtë”.

𝐘𝐥𝐛𝐞𝐫 𝐌𝐞𝐫𝐝𝐚𝐧𝐢, ish - i dënuar me akuzën agjitacion e propagandë. Vuajti dënimin me rreth 10 vite burg në Spaç.
“Një popull që ruan në memorien e tij të kaluarën, ka në dorë çelësin e burgut. Nuk burgoset dot më kurrë e nuk rikthehet më e kaluara, se nuk ka forcë në botë të kthejë fatin që ka caktuar i madhi Zot për secilin nga ne. Fluturoni me shqiponjat, qëndroni të ndershëm dhe mos u përzieni me sorrat e minjtë!”.

𝐀𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢t 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐯𝐨𝐥𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐩𝐚𝐜̧𝐢𝐭

Grupi i punës së Autoritetit ngritur në përkujtim të 50-vjetorit të revoltës së burgut të Spaçit ka punuar për sjelljen e 50 intervistave audio-vizuale me ish të përndjekur politikë në këtë burg si dhe fëmijët e tyre. Këto intervista janë pjesë e botimit që do të dalë së shpjeti në qarkullim.

Janë hartuar tekste dhe video për Platformën -“𝐓𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐬𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐚𝐫𝐞̈𝐧 - 𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐚𝐫𝐬𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫𝐚 𝟏𝟗𝟒𝟒-𝟏𝟗𝟗𝟏”, një platformë e cila vjen në shërbim të mësuesve të historisë, me qëllim përcjelljen e ngjarjes tek nxënësit e sistemit parauniversitar.

Me datën 22 maj, ora e parë e mësimit në sistemin parauniversitar do t’i kushtohet përkujtimit të kësaj ngjarje si nevojë për ndërgjegjësimin e brezave mbi të shkuarën e vendit. Përfaqësues të Autoritetit së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit do të jenë në shkollat e mesme të vendit për të marrë pjesë në këtë orë mësimore.

Nëpërmjet bashkëpunimit mes AIDSSH-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Autoriteti zhvilloi edhe një konkurs mes nxënësve të shkollave artistike të vendit, për krijimin e një logoje kushtuar 50–vjetorit të Revoltës së Spaçit, me qëllim final edukimin e brezit të ri rreth padrejtësive të së kaluarës dhe nevojës në rritje për respekt ndaj viktimave. Bazuar në pëlqimet e mara, fitues është punimi i nxënësit Rodjon Zhuri, klasa XII-të, shkolla artistike “Ajet Xhindole” Berat. Kjo logo po përdoret përgjatë vitit 2023 në komunikimin shkresor zyrtar të Autoritetit.

Në datën 4 maj Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit mbajti aktivitetin “Spaçi në arkiva -50 vjet nga Revolta” me dokumente nga arkiva e ish-Sigurimit të Shtetit për kampin e punës së detyruar në Spaç, revoltën, vendimet me vdekje dhe ridënimet .

Aktiviteti synoi nxitjen e analizës dhe debatit profesional juridik mbi zbatimin e ligjeve të kohës parë nga perspektiva e shkeljes së të drejtave të njeriut. Aktiviteti gjeti mbështetje nga partnerët akademikë të Autoritetit, Shkolla e Magjistraturës, Universiteti Evropian i Tiranës dhe Fakulteti i Drejtësisë së Universitetit të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco