SYRI TV/ Banorët e Bërxullës vijojnë protestat: Nuk ndalemi, thirrja për Ramën

21:30, 21/05/2023
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës janë rikthyer sërish këtë të diel në protestë për të  kundërshtuar projektit të autostradës Thumanë-Kashar.  Ata shprehen se nuk do heqin dorë nga pronat dhe e drejta e tyre, ndonëse vijojnë thirrjet për institucionet dhe kryeministrin Edi Rama që të reagojë dhe t’ju jap një zgjidhje.

Syri tv

Ka vijuar edhe këtë të diele protesta e banorëve të Berxullës, prej rreth 9 muajsh ata kanë bërë thirrje institucioneve lidhur me projektin Thuman - Kashar pasi çmimi që u është vlerësuar banesa dhe pronat është shumë i ulët.

Ndonëse nuk ka ende asnjë reagim nga institucionet ata shprehen se nuk do të heqin dorë nga e drejta e tyre për të mbrojtur banesat dhe pronat e tyre dhe sërish ju drejtojnë thirrje institucioneve ligjzbatuese dhe kryeministrit Edi Rama për t’ju përgjigjur dhe zgjidhur problemin.

Banorët e Bërxullës protestojnë kundër projektit të autostradës Thumanë - Kashar, nga i cili në total preken 22 banesa dhe mbi 35 hektarë tokë bujqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco