Vasili: Zgjedhjet e 14 majit si në diktaturë, vota e lirë u dhunua!

Vasili: Zgjedhjet e 14 majit si në diktaturë, vota e lirë u dhunua!

15:18, 21/05/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook është shprehur se drejtësia dhe KQZ-ja do vetë asgjësohen nëse nuk dënojnë krimin e faktuar zgjedhor.

Vasili shkroi në Facebook se shkatërrimi i 14 majit dhe shndërrimi i tij në votime si ato të diktaturës ku shteti dhunon votën e lirë është fakt.

Sipas tij fakti i shkatërrimit të zgjedhjeve mund të provohet me qindra e mijëra prova filmike, audio e dëshmi shumë të rënda, ndërsa shtoi se SPAK, Prokuroria si edhe KQZ nuk mund t’ia hedhin me heshtje e belbëzime për të fituar kohë.

Ai vijoi duke u shprehur se nëse nuk ndëshkohet krimi zgjedhor me forcë siç e kërkon kushtetuta dhe ligji këto institucione do kthehen në institucione të antiligjit dhe të urryera nga qytetarët.

Postimi i plotë:

Drejtesia dhe KQZ vetasgjesohen ne se nuk denojne krimin e faktuar zgjedhor!

Shkaterrimi i 14 majit dhe shnderrimi i tij ne votime te neveritshme si ato te diktatures ku shteti dhunon voten e lire eshte fakt .

Fakti i shkaterrimit te zgjedhjeve provohet me qindra e mijra prova filmime, foto, audio regjistrime dhe deshmi shume te renda dhe te pakundershtueshme.

SPAK, Prokuriria dhe KQZ nuk ja hedhin dot ne asnje menyre me heshtje dhe belbezima per te fituar kohe, per te zvarritur denimin apo per te perdorur logjiken e faktit te kryer.

Ne loje eshte fati i ekzistences se vet ketyre institucioneve qe duhet te ndeshkijne krimin zgjedhor.

Ose do te veprojne me force sic e kerkon kushtetuta dhe ligji ose do te vetasgjesohen dhe do te kthehen ne institucione te antiligjit dhe te urryera nga qytetaret, rruge te trete nuk ka.

Grup faktet me mijra prova ja ku jane dhe keto nuk mbulohen dot kurre:

📌Grupet kriminale dolen hapur ne krah te partise ne pushtet dhe u mbeshteten haptas nga policia qe nuk nderhynte ne menyre te turpshme.

📌1 milion e 250 mije shqiptareve ju ndryshua qendra e votimit qellimisht javen e fundit per te dekurajuar e penguar votimin.

📌U dhunuan e u gjakosen komisionere e vezhgues te opozites nga kriminele te rilindjes

📌Qendrat e numerimit te votave u kthyen ne bordello rilindase ku dhunohet çdo ligj e norme qe disiplinon zgjedhjet.

📌E gjithe media shqiptare me shume pak perjashtime u kthye ne nje zgjatim te neveritshem propagandistik te qeverise dhe mafies se cdo forme.

📌Qindra milion euro te pista u hodhen ne fushate per te blere vota sa tronditen edhe kursin e euros

📌Mijra ministra, zv.ministra,sekretare te pergjithshem, drejtore, police e nepunes bashkie e qeveria gjithefaresh sulmuan qendrat e votimit benin presion hapur cdo votuesi qe hynte ne qendren e votimit por edhe numeronin votat e partise ne pushtet.

📌Miliona euro u shperndane si bonuse ne menyre paligjshme.

📌Mijra punesime shtese u bene per qellime elektorale.

📌Mijra legalizime te bllokuara qellimisht me vite u dhane deri nje dite perpara zgjedhjeve ku u hapen zyrat per turp te zotit.

📌Qindra milione leke u ndane per gjoja ndihma ekonomike.

📌Mijra pensione u dhane edhe pa mbushur dokumentat.

📌Miliona euro u hodhen ne menyre te turpshme per asfalt elektoral efhe ne mes te Tiranes.

📌Miliona euto u perdoren hapur permes kontratave me para publike per te blere mbeshtetjen e ca kengetareve apo showmeneve per partine ne pushtet.

📌Mijra njerez u kercenuan individualisht apo u shantazhuan te afermit e tyre per te marre vota nga partia ne pushtet

📌Mijra pronare bisnesesh u shantazhuan, kercenuan dhe gjobiten rende nga partia ne pushtet.

📌Burgjet u perdoren per te devijuar rezultatet e votimit.

Perfundimisht drejtesia dhe KQZ vetasgjesohen ne se nuk e denojne deri ne fund dhe me te gjithe forcen e ligjit krimin e faktuar zgjedhor!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco