Gjokutaj: Proçesi zgjedhor është manipuluar, ja dialogu që zhvillova me një votues

Gjokutaj: Proçesi zgjedhor është manipuluar, ja dialogu që zhvillova me një votues

13:18, 21/05/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PL, Genci Gjokutaj ka ironizuar procesin zgjedhor që është zhvilluar në vendin tonë me 14 maj.

Gjokutaj është shprehur se pas një bisede me nënën e një mikut tim pasi e ka pyetur se kë kishte votuar ajo i ishte përgjigjur se votuan të tjerët për të.

Postimi:

Dite pas zgjedhjeve rastesisht takoj gjyshen e nje shokut tim te feminise e cila banonte ne nje fshat te Tiranes mbase Pellumbas, Vrap apo Baldushk nuk di ta them sakte! Ne ate takim te shkurter u zhvillua ky dialog mes nesh:

Une: None si je si shkon me shendet mire nga shtepia te gjithe mire?

Gjyshja: Mir mi none ja ashtu me halle here mire e here keq si te gjithe!

Une: None a votove te dielen apo jo?

Gjyshja: Si nuk votova me!

Une: Me qafsh kujt ja dhe voten se jam kurioz!

Gjyshja: Ku di gjo une mi none!

Une: Po si nuk e di ku e vure kryqin tek fletet e votimit se sapo me the qe votova!

Gjyshja: Aaaa po jo mi none nuk kish nevoje fare se atje ishte nji burre apostafat per kete pune! Ai ta plotesojte fleten e votimit, ta paloste e ti veç ta hidhje ne kuti! Ksaj radhe ishte e organizume shume mire! Rregull i madh!

U ndava me nonen dhe rruges per shtepi me erdhi sms e nje numeruesi i cili me informonte se edhe burgu i grave kishte votuar 45 me 1 per PS!

Keshtu ndodh kur ka “ligje” dhe “rregulla” mendova! Ndaj dhe nga raporti i OSBE nuk duhet te presim surpriza e qiqra ne hell!

Falemnderit z. KM qe me ne fund u mundove por ja mberrite ti beje zgjedhjet ashtu siç i pate enderruar! Te “lira” kundrejt çdo kostoje! G   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco