'Makineria propagandistike e Ramës po vendos në narkozë shoqërinë'

10:07, 20/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një video nga fjala e tij në konferencën për shtyp, ku thekson se makineria propagandistike e Edi Ramës kërkon të vendosë në narkozë shoqërinë kur bie fjala te manipulimi zgjedhor.

“Konstatoj me keqardhje, por jo i dekurajuar aspak, se si makineria propagandistike ka penetruar në studiot televizive, që nga mëngjesi deri në darkë, përpiqen t’u paraqesin shqiptarëve, apo të vënë në diskutim votëblerjen, ose përjashtimin e konfirmuar zyrtarisht të 180 mijë votuesve, të vënë në diskutim mbledhjen e kartave, të vënë në diskutim ndërhyrjen e krimit.

Në këtë mënyrë, këta kërkojnë të vënë në narkozë shoqërinë dhe të legjitimojnë aktin makabër të një njeriu, që publikisht para shqiptarëve dhe botës, e deklaroi Kodin Zgjedhor një kinezëri.

Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve, përbuzeni me përçmim këtë propagandë të shpifur kundër jush,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco