‘Në 6 mars votuan kandidatin e PD-së’/ Gjokutaj: Masakër elektorale në burgun e Rrogozhinës

11:43, 19/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, avokati Genc Gjokutaj ka folur për presionin e ushtruar nga mazhoranca socialiste për votat e të burgosurve, kryesisht në burgun e Rrogozhinës, ku dhe kandidati i PS mori mandatin me përmbysje votash kundrejt kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, i cili ishte në avantazh deri në momentin që u hap numërua kjo kuti.

Avokati Gjokutaj ka theksuar se ‘ekziston një rregull i pashkruar që gjithmonë të dënuarit ose të paraburgosurit kanë votuar kundër qeverisë dhe mazhorancës në pushtet’, por për ironi të fatit të burgosurit e burgut të Rrogozhinës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kishin votuar në favor të kandidatit të PD-së së rithemeluar.

Sipas Gjokutaj, duke marë parasysh se në komisionin e votimit në burg janë persona të administratës së burgut të lidhur ngushtë me mazhorancën dhe familjarë të kryetarit aktual të bashkisë të PS-së, lehtësisht vërtetohet se aty është kryer një masakër elektorale.

Gjokutaj: Ekziston një rregull i pashkruar që gjithmonë të dënuarit ose të paraburgosurit gjithmonë kanë votuar kundër qeverisë dhe mazhorancës në pushtet, kjo jo vetem në Shqipëri por edhe në botë. Shtuar këtu faktin që kjo bashki, Rrogozhina, referuar zgjedhjeve të shkuara dhe për ironi të fatit të kësaj mazhorance, Rrogozhina ka qënë një nga 6 bashkitë që është votuar në 6 mars për zgjedhjet e pjesshme vendore dhe rezultati duke qënë dhe grupimi i Bashës në ato zgjedhje, votimi ishte në favor të kandidatit të partisë së rithemeluar të PD-së dhe distanca kohore është e shkurtër prej 1 viti, ku përmbyesje të tilla rezultati në këto zona homogjene dhe po ta ndjekësh me vëmendje, kutia e votimit të institucionit të riedukimit në burgun e Rrogozhinës është numëruar e fundit dhe aty ata kanë pasur sondazhin dhe bindjen që kandidati i PS ka qënë në dizavantazh dhe prandaj është administruar si kuti e fundit.

Në komisionin e votimit në burg janë persona të administratës së burgut të lidhur ngushtë me mazhorancën dhe familjarë të kryetarit aktual të bashkisë të PS-së, kështuqë të marra këto të gjitha sëbashku dhe vullnetin e shprehur të kësaj mazhorance ndaj votës së lirë e cila këta radhë është dhunuar si asnjëherë tjetër në favor të subjektit të PS-së, lehtësisht vërtetohet se aty është kryer një masakër elektorale, që do të thotë është tjetërsuar vullneti i zgjedhësve dhe kemi këtë rezultat që kemi sot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco