Erden Atiq gati të betohet si kryetar i Mitrovicës së Veriut, për herë të parë flamuri i Kosovës në komunë

Erden Atiq gati të betohet si kryetar i Mitrovicës së Veriut, për herë të parë flamuri i Kosovës në komunë

11:12, 19/05/2023
A+ Aa A-

Kosovë - Rreth orës 11:00, pritet të bëhet betimi i kryetarit të ri të komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Ai fitoi në zgjedhjet lokale të 23 prillit dhe është nga Lëvizja Vetëvendosje. Në këto momente, Atiq ka hyrë në ndërtesën e komunës së Mitrovicës së Veriut ku edhe do të mbahet ceremonia.

Aktualisht situata është e qetë në këtë komunë dhe ka nivel të shtuar të prezencës së institucioneve të sigurisë. Gjithashtu, ka interesim të madh të mediave për ta ndjekur këtë ceremoni, njofton RTK.

Për herë të parë, në ndërtesën e komunës është vendosur edhe flamuri i Kosovës.  Erden Atiq do ta bëjë i pari betimin, nga gjithsej 4 kryetarët që dolën nga zgjedhjet në veri.

Ndërkaq më 23 prill, në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok u mbajtën zgjedhjet e parakohshme lokale, ku nuk u raportua për ndonjë incident.

Lista Serbe nuk mori pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë që ta bojkotojnë procesin. Këto komuna kanë mbetur pa kryetarë që nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë pjesë dhanë dorëheqje nga vendet e punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave me targa RKS.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco