Flamur Noka: Nuk do ta njohim masakrën elektorale të 14 Majit

Flamur Noka: Nuk do ta njohim masakrën elektorale të 14 Majit

21:26, 18/05/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se zgjedhjet vendore të 14 majit ishin një masakër elektorale nga qeveria dhe krimi i lidhur me të.

Ai u shpreh se, me gjithë pengesat e ngritura nga qeveria, opozita e koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori një numër rekord votash.

Noka u shpreh se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje.

Noka: Më 14 maj në Shqipëri kishte votime, por jo zgjedhje. E gjitha ishte një masakër elektorale. Më 14 maj, administrata, ministra, drejtorë, tatimorë, ushtarakë, policë, Shërbim Informativ, banda, krim, trafikantë, vërshuan në qendrat e votimit, të gjithë me moton “të gjithë pushtetin sovjetëve”.

Rama e kishte parlajmëruar dhe nuk kishte ndodhur në Shqipëri që kryeministri të deklaronte ndaj kundërshtarit politik se s’do të kishin as bukë, as ujë.

Është për herë të parë që euro bie nga 125 lekë në 109 lekë dhe sipas ekspertëve rënia e euros do të thotë se janë kthyer 300 milionë euro në tregun elektoral dhe për të devijuar vullnetin e zgjedhësve.

Pa llogaritur këtu që ne hymë në zgjedhje pa logo, pa simbol, pa numërues, pa asnjë cent fond fushate dhe bënë gjithçka që të mos na linin që të hynim në zgjedhje, që t’i merrte përsëri Rama në tavolinë. Emri i Berishës u zhduk nga fleta e votimit.

Në këtë situatë, pavarësisht masakrës, ne kemi marrë vota rekord. 502 mijë vota janë në kuti, 186 mijë tha Celibashi ishin transferuar dhe nuk gjenin qendrën e votimit. Është bërë një masakër, masakër, masakër.

Rakipi: Në këtë konkluzion ju po thoni se nuk i njihni këto zgjedhje?

Noka: Absolutisht, ne nuk mund të njohim një masakër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco