Senatori i njohur amerikan: Arrestimi i Belerit është i dyshimtë! Do ketë pasoja për integrimin e vendit

Senatori i njohur amerikan: Arrestimi i Belerit është i dyshimtë! Do ketë pasoja për integrimin e vendit

20:21, 18/05/2023
A+ Aa A-

Komisioni i Jashtëm i Senatit amerikan zhvilloi sot një seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor.

Fokusi ishte marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dominuan seancën.

Megjithatë, kreu i këtij komisioni, senatori Robert Menendez ngriti edhe shqetësimin e arrestimit të Fredi Belerit në Shqipëri, duke thënë se arrestimi dy ditë përpara zgjedhjeve ngre pikëpyetje.

“Unë e vë gjithmonë në pikëpyetje diçka që ndodh dy ditë përpara zgjedhjeve,” tha ai, duke iu drejtuar këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Robert Menendez: E kuptoj që zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përfshi gjyqësorin e pavarur, janë elementë kyçë të demokracisë. Jam i shqetësuar që policia shqiptare ka arrestuar një shtetas grek dy ditë përpara zgjedhjeve. Do shohim se si do dalin provat. Qeveria greke e ka bërë të qartë se kjo do ketë implikime për aspiratat shqiptare drejt BE. Çfarë po bëjmë ne për të siguruar që autoritetet shqiptare po zbatojnë ligjin?

Derek Chollet: Ne dëgjuam dje nga ambasadori grek, të dy ne dëgjuam dhe zoti Escobar pati mundësinë të lidhet me të. Është diçka për të cilën jam informuar dje dhe kemi komunikuar me ambasadën tonë në Tiranë për të kuptuar plotësisht se çfarë ka ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco