SYRI TV/ Deputetët demokratë kërkojnë bashkimin e PD, Salianji: Po krijohen fraksione brenda fraksionit

14:18, 18/05/2023
A+ Aa A-

Deputetë që ndoqën linjën e dyshes Basha-Alibeaj po thellojnë edhe më tej përçarjen brenda Partisë Demokratike duke krijuar fraksione brenda fraksionit. Deputeti Ervin Salianji deklaroi sot se një grup deputetësh kanë nisur ndarjen e posteve, dhe kjo do të bëhet publike në orët në vijim. Ndërkohë disa deputetë kërkuan bashkim e disa të tjerë të identifikuar si pranë Lulzim Bashës kanë vijuar me retorikën që solli përçarjen e Partisë Demokratike.

Nga SYRI TV

Pas mbajtjes peng të logos dhe vulës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, një grup deputetësh brenda fraksionit të Alibeajt kanë nisur krijimin e një tjetër fraksioni më të vogël. Nga hyrja e Kuvendit, deputeti Ervin Salianji deklaroi se disa deputetë kanë nisur punën për ndarjen e posteve duke e përçarë edhe më tej partinë.

Ervin Salianji nuk përmendi emrat e deputetëve që po punojnë për përçarjen e Partisë Demokratike, por kjo u konfirmua nga deputetë që ndoqën linjën e grupit Basha-Alibeaj, që u shprehën se ka nisur puna për riorganizimin.

Ndërkohë disa deputetë vijuan me të njëjtën retorike që sollën përçarjen e Partisë Demokratike, duke kërkuar largimin e Berishës, por duke pohuar se pa siglën e Partisë Demokratike, pa komisionerë, pa fonde, pa përfaqësues në KQZ e pa emrin në krye të koalicionit arriti të merrte mbi 500 mijë vota.

Deputetë të tjerë kërkuan reflektim për situatën, ndërsa e cilësuan tërheqjen e Alibeajt si vijimin e lojës së Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco