Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në rrugën e Rinasit

VIDEO/ Analisti: Non grata s'është argument, me votat e Tom Doshit PS fitoi Shkodrën

19:31, 17/05/2023
A+ Aa A-

Analisti Hysni Gurra shprehet se ishin votat e Tom Doshit, i shpallur non grata nga SHBA, që i dhanë fitoren PS-së në bashkinë e Shkodrës dhe bashkitë e tjera të veriut. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, Gurra tha se non grata nuk është më argument, ndërsa shtoi se kjo çështje është tashmë hipokrizi, pasi për rastin e Tom Doshit nuko flet askush. 

"Këta që kërkojnë dorëheqjen e Sali Berishës janë persona që jo vetëm nuk e kanë votuar, por për 30 vjet e kanë sulmuar Sali Berishën. Nuk kanë lidhje fare me opozitën, nuk janë votues të opozitës. Nuk kanë folur kurrë për masakrat zgjedhore, vazhdon shërbimi ndaj regjimit. Qëllimi është të krijojnë një opozitë formale 20% siç e ka bërë Vuçiç në Serbi. Sali Berisha nuk ka asnjë arsye të japë dorëheqje. E vetmja gjë që duhet të bëjë është të qartësojë çështjen e vulës, të bëjë një ofertë të fundit e japin apo jo vulën dhe ka numrin e nevojshëm të krijojë një parti politike të re, ka 510 mijë vota pas ndërhyrjeve kirurgjikale në bastionet e PD në Shkodër. Ka edhe një hipokrizi të madhe, Tom Doshi është non grata, nuk flet askush që ky non grata në Shkodër udhëheq dhe votat e këtij i kanë dhënë fitoren PS-së. Janë fiks votat që ka marrë Tom Doshi dhe që kanë shpallur Benet Becin kryetar bashkie", u shpreh ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco