Xhaferri: Psikologia e shkollës duhet ta kishte detektuar konfliktin e nxënësve

18:06, 17/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatoren Armela Ferkon ishte psikologia, Almedia Xhaferri.

Xhaferri është shprehur se kjo ngjarje duhet të ishte kuptuar nga mësuesi kujdestar dhe psikologët e shkollës pasi kjo është detyra parësore e tyre në një institucion arsimor.

"Se pari dua ti shpreh ngushëllime familjes së viktimës dhe është për të ardhur keq që ne përpiqemi të shmangim përgjegjësinë nga vetja. Më vjen keq që shoh një dëshirë të madhe për të përjashtuar vetën nga një shkallë përgjegjësie dhe nuk mund të themi se nuk kemi përgjegjësi dhe nuk kemi kuptuar asgjë.

Nëse një nxënës ka marrë armë të ftohta do të thotë se konflikti nuk ka lindur në moment por ka pasur shenja të mëparshëm dhe mësuesit dhe psikologët duhet ti kishin kuptuar këto shenja dhe të detektohen më parë që të parandalohen.

Mësuesi kujdestar duhet ti njohin nxënësit e tij në bërthamë dhe të krijojë një raport shumë të afërt më nxënësit. Në momentin e parë ku përballen më një konflikt ata duhet të informojnë prindërit dhe të parandalojnë një konflikt që shkon  në një pikë të tillë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco