Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në rrugën e Rinasit

Meta: Çdo orë dhe çdo minutë vijnë fakte të reja tronditëse se si Rama me mafien e tij shkatërroi zgjedhjet

Meta: Çdo orë dhe çdo minutë vijnë fakte të reja tronditëse se si Rama me mafien e tij shkatërroi zgjedhjet

17:40, 17/05/2023
A+ Aa A-

Kryetarii Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon Edi Ramën se me mafien që kontrollon, shkatërroi procesin zgjedhor të 14 majit. 

Sipas Metës, Rama i cenoi standardet para se të niste procesi zgjedhor. 

Kreu i PL shton se po dokumentohen të gjitha shkeljet e tjetërsimit të votës së shqiptarëve dhe rezultati do të kontestohet sipas përcaktimeve ligjore. 

"Çdo orë, çdo minutë, fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor, standardet e të cilit ishin zeruar nga vetë Edi Rama përpara se të niste ky proces. I gjithë ky shkatërrim i procesit zgjedhor, i tjetërsimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, jo vetëm po dokumentohet, por njëkohësisht do të fillojë dhe procesi i kontestimit ligjor", shprehet Meta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco