SYRI TV/ Votat e Alibeajt i dhanë 3 bashki Edi Ramës: Finiq, Kuçovë dhe Këlcyrë

16:03, 16/05/2023
A+ Aa A-

Mbajtja peng e vulës dhe sfidimi i kandidatëit të opozitës nga kandidatura të Enkelejd Alibeajt, i mohuan demokratëve të paktën 3 bashki. Në Kuçovë, Këlcyrë dhe Finiq, kandidatët e opozitës nuk fituan për shkak të një numri të vogël votash që shkuan për kandidaturat e nxjerr nga Alibeaj. Edhe Mallkasta i shkoj Partisë Socialiste si pasojë e daljes me 2 lista ndërsa në Rrogozhinë, u përdorën votat e burgut që PS të mbante këtë bashki.

SYRI TV

Ndonëse nuk fituan dot asnjë bashki, ndonëse kandidati i tyre në Tiranë Roland Bejko u mund edhe nga Arlind Qori, konkurrimi i PD me vulë në këto zgjedhje ia vlejti për diçka: për t'i dhënë Edi Ramës 3 bashki më shumë. Pra, misioni ishte i qartë jo vetëm për t'i hequr opozitës reale komisionerët dhe numëruesit, jo vetëm për t'i marrë financimin publik, por edhe për t'i rrëmbyer ndonjë votë që mund t'i hiqte fitoren. Nëse në Këlcyrë, Kuçovë dhe Finiq, “vula” nuk do të kishte prezantuar kandidatë ashtu sikurse bëri në 2/3 e bashkive të vendit, atëhere ato do t'i kalonin automatikisht në fitore.

Në Kuçovë, nëse 6222 votave të marra nga Lefter Maliqi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” do t’i shtoheshin edhe 739 votat e kandidatit të vulës, Ilirjan Koxhajt, për 57 vota fitorja të kalonte djathtas. Në Këlcyrë nëse votat e Arjan Kasajt të “Bashkë Fitojmë” do t’i ishin bashkuar atyre të Adriatik Spahiut do të arrihej një fitore me 54 vota diferencë në dëm të kandidatit të PS-së. Në Finiq, Leonidha Hristo i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 1911 vota.

Ai do të ishte arritur një fitore me një diferencë prej 1344 votash ndaj kandidatit Romeo Çakuli, të Minoritetit Etnik grek për të Ardhmen, nëse Leonidha Papa i Partisë Demokratike Zyrtare që siguroi 1705 vota, nuk do të ishte paraqitur. Por kjo pasojë e zymtë ka edhe anan tjetër të medalies.

Të djathtët, për shkak të daljes me dy kandidatët kanë humbur edhe bashkinë e Mallakastrës. Gjithashtu, një tjetër rast është edhe ai në Bashkinë e Rrogozhinës, ku kandidati i koalicionit bashkë Fitojmë, rrëmbeu votat e qytetarëve duke shkuar drejt fitores, por kjo ju hoq nga duart për shkak të votave të të burgosurve në këtë bashki, të cilat dyshohet se janë të manipuluara.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco