Denoncimi me emra/ Berisha: Ja tri bandat që blenë votat në Shkodër

Denoncimi me emra/ Berisha: Ja tri bandat që blenë votat në Shkodër

14:14, 16/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi me emra blerjen e votave në Bashkinë e Shkodrës.

“Pëllumb Gjoka ka mbajtur nën pushtim qendrat e votimit në Velipojë. Kishin qendra që i kishin marrë peng dhe nuk lejonin të afrohej kush.

Autokolona e Bajrëve me 3 BMW të blinduara, shëtiste rrugët e Shkodrës për të mbledhur vota për Benet Becin.

Tom Doshi me milionat e veta. Shkodra nuk do pranojë kurrë kthetrat e krimit.

U them këtyre kriminelëve se do merrni përgjigjen e merituar. Shkodra është e pamposhtur. Shkodra do çajë këtë rrethim, siç ka çarë edhe rrethimet e tjera. Shkodranët duhet të votonin të qetë, të lirë, siç u takon. Por jo nën terrorin e bandave. Edi Rama nxori bandat, liroi nga burgu me marrëveshje për të mposhtur votën e qytetarëve të Shkodrës. Janë të filmuara,” tha Berisha.

“Unë po flas qartë se kemi të bëjmë me procesin më të shëmtuar në historinë e vendit. Kemi të bëjmë me një proces ku qytetarët shqiptarë nuk votuan të lirë. Mbi bazën e saj, PD dhe koalicioni do marrë të gjitha vendimet.

Nuk mundet populli opozitar, një gjë u faktua, siç e patë. Përkundrejt kësaj stuhie të hapur për asgjësimin e opozitës, opozita qëndroi fuqishëm.

Qëndroi dhe u faktoi shqiptarëve se qeveria dështoi në çdo përpjekje për ta asgjësuar atë, përveçse ndryshimin e rezultateve të zgjedhjeve kur blihej vota me 300 euro, kur operatori në votimin elektronik votonte për zgjedhësit, shoqëronte zgjedhësit, etj.

Këto i kemi të gjitha të dokumentuara,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco