Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me simpatizantë në Durrës

SYRI TV/ Fisnik Qosja fiton në Kavajë: Votë plebishitare për ndryshim dhe kundër regjimit

08:41, 16/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë Kavajë, Fisnk Qosja ka fituar bindshëm kundrejt Redjan Kralit të PS me rreth 52% të votave, ku përgjatë gjithë numërimit ai ka qenë në avantazh. Kavaja ka nisur festimet ku simpatizantë kanë marshuar në rrugët e qytetit dhe janë ndalur edhe para bashkisë duke ngritur flamurin e Partisë Demokratike.

Syri tv

Festë në Kavajë. Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Fisnk Qosja është shpallur fitues kundrejt Redjan Kralit të PS, ku përgjatë gjithë numërimit ai ka qenë në avantazh

Kjo epërsi e madhe votash  ka bërë që në kampin opozitar të shpërthejë festa në rrugët e qytetit të Kavajës edhe më herët ku Qosja doli dhe i përshëndeti simpatizantët jashtë KZAZ-së

Fisnik Qosja fitoi bindshëm garën për kryetar të bashkisë së Kavajës përballë rivalit socialist, Redjan Krali. Ky i fundit ende pa mbaruar numërimi i plotë i votave duke parë diferencën, ka takuar kandidatin e opozitës duke e uruar dhe është larguar.

Vetë fisnik Qosja ka thënë se kjo votë plebishitare për ndryshimin është kundër këtij regjimi

Simpatizantët kanë ngritur përpara bashkisë flamurin e PDsë në shenjë simbolike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco