Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'S'ka bashkëpunim me kryebashkiakët e opozitës'/ Rama bën fakt atë që paralajmëroi gjatë fushatës

'S'ka bashkëpunim me kryebashkiakët e opozitës'/ Rama bën fakt atë që paralajmëroi gjatë fushatës

22:48, 15/05/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama sot e bëri fakt atë që paralajmëroi gjatë fushatës së zgjedhjeve. 

Nuk do të ketë bashkëpunim me bashkitë që zgjodhën për kryetarë kandidatët e opozitës. 

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, Rama shmangu përgjegjësinë kur tha se bashkëpunimi me opozitarët është i pamundur jo për shkakun e tij, por të atyre. 

“Bashkëpunimi me ta është i pamundur jo për shkakun tim por për shkakun e tyre. Këtë e tregon eksperienca por do e shohim rast pas rasti. Nëse do vënë interesat e komunitetit mbi agjendat politike, ne nuk kemi asnjë problem me këtë dhe e kemi për detyrë dhe privilegj që t’i shërbejmë çdo anëtari të bashkive brenda 28 mijë kilometra katrorëve”- tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco