Fitoi bashkinë, Albert Mëlyshi falenderon mirditorët dhe sfidon Edi Ramën

Fitoi bashkinë, Albert Mëlyshi falenderon mirditorët dhe sfidon Edi Ramën

21:40, 15/05/2023
A+ Aa A-

Me më shumë se 1200 vota diferencë, kandidati i opozitës Albert Mëlyshi u shpall fitues në garën për bashkinë Mirditë.

Mëlyshi me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, ka shprehur mirënjohjen dhe falenderimin e tij për të gjithë mirditorët që e besuan, duke e votuar ditën e djeshme.

Ai shkruan se pushteti do të jetë në dispozicionin e tyre, si dhe sfidon kryeministrin Rama duke e ftuar dhe njëherë për një takim për projekte të rëndësishme mbi zhvillimin e Mirditës.

Statusi i plotë:

Motra dhe vëllezër Mirditorë, nga zemra dhe nga mendja, JU FALEMINDERIT për besimin tuaj!

Jam i vetëdijshëm që pesha e kësaj detyre fisnike ka filluar pikërisht sot për mua.

Pushteti i Kryetarit të Bashkisë do të jetë në dispozicionin e secilit prej jush, në shërbimin tuaj, në mesin tuaj, çdo ditë të mandatit tim!

Falenderoj z. Dedaj për urimet! Njerëzisht dhe profesionalisht i uroj suksese dhe mbarësi!

Rinovoj ftesën time ndaj Kryeministrit të Shqipërisë për një kafe në Rrëshen, si djalë i mirë e si Kryetar Bashkie i mirë, për projekte të rëndësishme që dua t'i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës.

Faleminderit Mirditë!

Së bashku, për ditë më të mira!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco