VIDEO/ Kandidati i PS në Kavajë pranon humbjen, i jep dorën Fisnik Qosjes dhe Ervin Salianjit

21:22, 15/05/2023
A+ Aa A-

Dy kandidatët për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja dhe Redjan Krali kanë shtrënguar duart teksa numëroheshin kutitë e fundit. 

Kandidati i "Bashkë Fitojmë", Qosja kryeson me epërsi prej më shumë se 700 votash ndaj Kralit. 

Ky i fundit ka pranuar humbjen. 

Në KZAZ-në e Kavajës ku po numëroheshin votat, Krali ka shkuar dhe ka dhënë dorën Qosjes, duke i uruar atij fitoren. 

Kryebashkiaku në largim i Kavajës është takuar edhe me përfaqësuesit e shtabit të kandidatit të opozitës, ku bie në sy deputeti Ervin Salianji.

Ky i fundit kryesoi fushatën elektorale të Fisnik Qosjes për bashkinë e Kavajës dhe ia dolën ta rikthejnë bastionin e të djathtës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco