VIDEO/ Baton Haxhiu: Kjo demokraci në Shqipëri realisht duhet të rishikohet

21:26, 15/05/2023
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhiu duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se pas këtyre zgjedhjeve, duhet që të rishikohet kjo demokraci.

Sipas Haxhiut, duhet një reflektim për këtë demokraci, ndërsa u shpreh se, çfarë është kjo fitore.

‘Ky është momenti për një reflektim për demokraci në Shqipëri, për të ardhmen e saj dhe kjo demokraci realisht duhet të rishikohet, të vendosen kritere të tjera dhe opozita të gjejë vete, sepse ajo që është shumë, është shumë.

Kjo fitore me kaq diferencë është shumë dhe do të jetë edhe e vështirë që të ndërtohet edhe figura politike.

Tash nëse beteja ka qenë për të tashmen dhe nuk ka pasur betejë për të ardhmen, konfrontimi ka qenë betejë për të tashmen.

Cili duhet të jetë pozicioni për të ardhmen, sepse kjo e tashmja përfitoi me një pasojë që i fitore PS.

Por çfarë është ajo fitore kur 92-93% e Shqipërisë, është e ngjyrosur me një ngjyrë’, u shpreh Baton Haxhiu në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco