Kepi: Tirana që nuk kam parë asnjëherë, me qendra votimi të menaxhuara nga bandat

19:35, 15/05/2023
A+ Aa A-

Gazetarja dhe kandidatja për këshillin bashkiak të Tiranës Alba Kepi e ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon, u shpreh se këto zgjedhje nuk ishin aspak të ndershme teksa tregoi se është ndeshur në korridoret e qendrave të votimit me patronazhistë.

Unë kur flas për Alibeaj më duket sikur po flas për Ramën pasi ai është në shërbim të tyre. Nuk merrem fare me to. Unë kam qenë në teorritor prej dy muajsh dhe atë çfarë kam parë  dje në Tiranë nuk e kam parë kurrë dhe nuk e kisha të imagjinuar se do ta jetoja. Unë kam parë qendra votimi të cilat ishin nën zotërimin e makinave luksoze me xhama të errëta ku manipulohej vota. Shikoja grupe njerëzish që rrinin në dyert e qendrave të votimit për të parë kush hyri dhe kush doli. Kam parë brenda në korridore të qendrave të votimit ata që ne mund t'i quajme patronazhistë, njerëz që qëndronin aty dhe ne si forcë opozitare nuk kishim mjaftueshmërinë e njerëzve dhe instrumenteve për t’i larguar nga qendrat e votimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco