Bushkolaj: Bastionet e djathta të prekura masivisht nga shpopullimi

18:55, 15/05/2023
A+ Aa A-

Elkier Bushkolaj gazetar i Syri Tv, i ftuar në'Task Force’ me Sonila Meçon u shpreh se KQZ i dha dy milionë euro partisë së vulës për 3 përqind të votave. Gjithashtu Bushkolaj, u shpreh se në këtë rezultat ka ndikuar dhe fakti se bastionet e PD janë prekur masivisht nga shpopullimi.

Duhet të themi se partia e vulës dhe logos kryesore ka marrë dhe shumë fonde nga KQZ , pra bëhet fjalë për dy milionë euro për 3 përqind të votive është rast i paprecendentë jo vtëm në Shqipëqri por në çdo vend të botës në raport me peshën politike të një force. Duhet të kemi parasysh se dhe pjesëmarrja në zgjedhje me kandidatë të vendosur në zona të caktuara ka ndikuar shumë në këtë rezultat. Unë kam parasysh Mallakastrën ku dy Parti Demokratike mund ta fitonin, e njëjta gjë mund të ndodhte dhe në Vaun e Dejës nëse dy kandidatët e djathtë do ishin bashkë kishin mundësi ta fitonin si bashki. Pra numri i bashkive të fituara nga e djathta do të ishte shumë më i madh. Dëmi është i jashtëzakonshëm dhe nuk është aktual por i veprimeve të mëparshme. Nuk ishte suprizuese. Duhet të kemi parasysh se emigrantët nuk kanë të drejtë vote, që këtu shpopullimi ka prekuar masivisht bastionet e PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco