VIDEO/ Vëzhguesit e KSHH dhe Qendresës Qytetare tregojnë problematikat me zgjedhjet

13:32, 15/05/2023
A+ Aa A-

Vëzhguesit e Komitetit Shqiptar të Helsinkut dhe Qëndresës së Qytetarëve kanë raportuar se në procesin e votimit, janë konstatuar një sërë problematikash dhe shkelje ligjore. Disa prej tyre janë: përdorimi i telefonit, mbajtja shënim e numrit të ID të zgjedhesve dhe prezenca e zyrtareve, duke intimiduar votuesit.

KSHH: “Janë adresuar prej vëzhguesve tanë, 36 vërejtje me shkrim për aspekte të përsëritura që i takojnë votimit familjar, për përdorim ose mbajtje të aparatit celular nga ana e zgjedhësve dhe mosraportim nga ana e KQV pranë organeve proceduese për mungesë verifikimi paraprak të timbrosjes dhe në disa raste, sjellje të komisionerëve, që paralelisht me procedurat e verifikimit, ia komunikonin numrin rendor të zgjedhësve vëzhguesve partiakë.

Kur verifikojnë zgjedhësit, kur bëhen aty për aty  dhe në bashkëpunim midis vëzhguesve dhe operatorëve të PEI apo komisionerëve, krijojnë premisa të dëmshme të presioneve potenciale.”

Në mars 2023, KQZ miratoi listën prej 30 vëzhguesish afatgjatë të KSHH-së, të cilët e kanë shtrirë monitorimin në 14 bashki të vendit, përkatësisht në Shkodër, Dibër, Malësi e Madhe, Kukës, Lezhë, Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Berat, Vlorë, Gjirokastër.

Gjithashtu, Qendresa Qytetare ka angazhuar 24 vëzhguesit e saj në monitorimin e procesit në po të njëjtat Bashki, me fokus të veçantë respektimin e ndalimeve për përdorimin e aseteve publike në këto zgjedhje.
 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mon kukaleshi15/05/2023 15:04

kto votime jane si mazhoritari dikur e o gari i hasit. shtrengo me neren ene fito sia ai patrioti jot ene leni llafet. ne at koh ske mor as 10 deputet ne jug, pranaj mylle halen.

Shto koment

Denonco